Shefi i sigurisë kombëtare iraniane, Ali Larijani në një postim në X e quajti presidentin e SHBA-së Donald Trump një nga vrasësit kryesorë të popullit të Iranit. Ky reagim i Larijanit erdhi pasi Trump tha se kishte anuluar çdo takim me zyrtarët iranianë për shkak të vdekjeve të protestuesve.
Larijani gjithashtu e cilësoi kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu si vrasësin e dytë në listën e tij. Trump tha të martën se ende nuk ka qenë në gjendje të ketë një pasqyrë të saktë se sa protestues janë vrarë në Iran, ndërsa këshilloi amerikanët që mbeten në vend të largohen.
“Do të thoja se nuk është ide e keqe të largohemi”, tha Trump kur u pyet nëse qytetarët amerikanë apo qytetarët e aleatëve të SHBA-së duhet të largohen nga Irani.
Presidenti nuk pranoi të jepte më shumë detaje mbi mesazhin e tij të mëparshëm se ndihma ishte rrugës për protestuesit.
nje Anarki ne Iran..."Cone Uje ne Mullirin" e Izraelit.... duket se jane hedhur Para nga Izraeli...qe te shikojme keshtu ne Irane... 1-Ja ne erdhi edhe dikiush tjeter??Pastaj?Mos valle do te jete me i mire se Ajatollahet?????????????
Or Trap ata qe te nderojn ty jan njerez pa moral ku e mer ti ate guxim te thuash se e fiton Nobelin per paqe une dota jepja Cmimin si Fashisti i pare qe ka lindur mbas lufte,Ti nxis luftera ti shkatron shtete ty te intereson vetem dollari dhe Izraeli dhe asgje tjeter.