"Problemi i Hungarisë janë gratë e diplomuara"

28 Gusht 2022, 10:21Bota TEMA

"Problemi i Hungarisë janë gratë e diplomuara"

Çuditë nuk kanë fund nga Hungaria, ku sipas këshilltarëve të kryeministrit Viktor Orban, ka shumë gra të diplomuara dhe kjo gjë i vë burrat në rrezik dhe ul lindshmërinë.

Polemika në median sociale Facebook ka nisur dhe nuk ka ndërmend të ndalet pa qartësuar gjithë situatën dhe pa një ndjesë publike minimalisht.

Këtë gjë e kërkon kreu i opozitës hungareze, Endre Toth, i cili shkroi në gjithë mediat e tija sociale se të flasësh për sjellje femërore apo mashkullore, është një absurditet shkencor më vete.

“Gjetjet” e raportit të fundit të shtetit hungarez, i cili ka si ndërmarrës kryesorë këshilltarët e Orbanit, pretendojnë se ka një problem madhor në Hungari dhe ai lidhet me gratë, të cilat “kanë dëshirë të studiojnë”.

Këto të fundit, janë “të shumta në numër” dhe ky “pëlqim” për arsimim, mund ta shpjerë vendin në rënie demografike.

Kërkimi ka përfshirë 700 persona, mes studentësh dhe prindërish, duke mbajtur parasysh faktin se në dekadën e fundit, në universitetet hungareze, ka pasur të regjistruara më shumë vajza se sa djem.

Në vitin 2019, Orban filloi të mendonte edhe për një plan konkret, i cili do të shërbente për rritjen e fertilitetit.

Ky i fundit, është “përtokë” në Hungari kohët e fundit.

Të dhënat, bëjnë me dije se në harkun kohor të 30 vjetëve të ardhshme, Hungaria mund të humbasë rreth 1.5 milionë banorë.

Çfarë përfshin plani?

Një premtim mediokër për të gjitha gratë, të cilat lindin katër fëmijë ose më shumë.

Premtimi?

Nuk do të keni taksa mbi pagën për gjithë jetën…

Megjithatë, vajzat hungareze duket qartazi se e shohin më të volitshme të jenë të mirëarsimuara dhe t’i garantojnë vetes një jetesë me mirëqenie të bazuar në merita e barazi.

Plane ka edhe Rusia për të shpërblyer lindshmërinë, por kuota aty shkon në dhjetë fëmijë dhe pagesa merret në dorë më rubla!

Është e qartë se problemi nuk janë gratë e diplomuara as për Hungarinë e as për asnjë vend tjetër…

5 Komente

  1. M
    Mira

    Orban do mish per top.

    Përgjigjjuni
    1. E
      Erion

      Kur gruaja arsimohet dhe ndriçohet nuk mund te bjere kollaj nen sundimin mashkullor dhe ate patriarkal dhe te shnderrohet ne skllave duke pranuar kushte te padenja per jeten e saj dhe kjo eshte arsyeja pse kerkohet qe femra te ndaloje aktivitetet, te mos edukohet, te mos arsimohet dhe te mos ushtroje profesionin e saj. Kur gruas i heqim te drejten per arsim dhe te drejten te ushtroje profesionin e saj (te drejta te mbrojtura me ligj dhe kushtetute- jo me kot!) duke e shnderruar ne nje grua injorante dhe shtepiake, dalengadale fusim shoqerine dhe kombin ne erresire. Nje nga gjerat me te mira qe beri sistemi i diktatures ishte nxjerrja nga erresira mesjetare e femres duke i bere kombit dhe shoqerise dhuraten me te cmuar. Ajo kohe e ngriti figuren e femres ne fushat me te rendesishme te jetes: te shkences, studimit, arsimit, kultures dhe sportit. Eshte fatkeqesi qe e shohim femren sot ne vendin tone te pesoje regres te madh nga njera ane duke u izoluar, duke u lene jashte bankave te shkolles dhe jashte fushave profesionale dhe nga ana tjeter duke u hiperseksualizuar ne menyra te frikshme. Te dyja keto prirje ushqejne vetem egon e injorances mashkullore. Dhe ky regres kaq i madh do te ndjehet per dekada me radhe si ne familje ashtu dhe ne shoqeri.

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nici

        Komenti i 3 ku eshte? Jeni tu fjet???

        Përgjigjjuni
        1. K
          Këshilltari Presidentit BEGAJ

          Duhet ditur që jeta do ishte më e lehtë në Hungari, po të ishin pjesë e Bashkimit Sovjetik.

          Përgjigjjuni
          1. a
            anti25642654censurë

            ky as me mbretrit e gjitiet persik nuk mund të krahasohet më!! dhe ata po veprojnë më mirë se ky!! kështu është kur vë idiotët në krye të vëndit!!

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje