Pse u fshi postimi që njoftoi bisedimet Iran-SHBA? Vjen sqarimi zyrtar nga Islamabadi

9 Prill 2026, 13:00Bota TEMA
Pse u fshi postimi që njoftoi bisedimet Iran-SHBA? Vjen sqarimi zyrtar nga


ISLAMABAD – Ambasada iraniane në Pakistan ka reaguar zyrtarisht pas konfuzionit të krijuar sot, duke deklaruar se njoftimi për mbërritjen e delegacionit iranian ishte një "gabim i kohës".


Më herët gjatë ditës së sotme, Ambasadori i Iranit në Pakistan, Reza Amiri Moghadam, publikoi një postim ku njoftonte mbërritjen e një delegacioni të nivelit të lartë në Islamabad për të nisur bisedimet e drejtpërdrejta me Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, postimi u fshi vetëm pak minuta më vonë, duke nxitur spekulime për një dështim të mundshëm të takimit.

Sqarimi i Ambasadës
Një zyrtar i ambasadës iraniane në Islamabad, në një prononcim për agjencinë e lajmeve AFP, pranoi se mesazhi ishte dërguar para kohe.

"Postimi u hoq për shkak të disa çështjeve teknike dhe protokollare. Sa i përket kohës – ne nuk duhej ta dërgonim atë mesazh në atë moment," u shpreh zyrtari.

1 Komente

  1. L
    Lexhenda

    Sepse mund te ndiqej delegacioni me satelit e sapo te largohej nga Pakistani do i fusnin ndonje rakete ne bythe…????

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje