Putin: Paqja në Ukrainë do të vijë kur Rusia të arrijë qëllimet e saj

14 Dhjetor 2023, 15:00Bota TEMA
Putin: Paqja në Ukrainë do të vijë kur Rusia të

Në konferencën e fundvitit, presidenti rus Vladimir Putin dha mesazhin e qartë që paqja në Ukrainë do të vijë kur Rusia të arrijë qëllimet e saj, “largimin e nazistëve” dhe çmilitarizimi i Kievit zyrtar.

"Heroi kombëtar i Ukrainës është një figurë e njohur naziste. Nëse nuk duan të bien dakord në mënyrë paqësore, ne do të duhet të ndërmarrim një veprim ushtarak”, tha Putin.

Duke bërë një bilanc, Putin tha se Rusia nuk ka më nevojë për rekrutime të reja. Kjo sepse aktualisht 244,000 ushtarë rusë po luftojnë në Ukrainë. 486,000 tashmë janë rezervistë, të gatshëm për të shkuar vullnetarisht në luftë.

I pyetur nga gazetarët, Putin tha se "forcat armike" (duke përfshirë ushtrinë ukrainase dhe ndërkombëtarët) "kanë dështuar kudo" në kundërsulmin e tyre. Në këtë kontekst, ai e përshkroi udhëheqjen e Ukrainës si "budallaqe" dhe "të papërgjegjshme".

“Ata i shtyjnë njerëzit e tyre dhe ata njerëz do të vdesin”, shtoi Putin.

Presidenti rus iu referua edhe vendeve të Perëndimit duke thënë se “ne nuk i prishëm marrëdhëniet me Perëndimin. Ata i prishën marrëdhëniet me ne dhe gjithmonë përpiqeshin të na rrëzonin, duke injoruar interesat tona”.

Intervista e Putinit nuk mund të ishte pa folur për SHBA për të cilën tha se është i gatshëm t’i rregullojnë marrëdhëniet me ta.

"Ne jemi të gatshëm të rregullojmë marrëdhëniet mes nesh. Ne besojmë se SHBA-ja është një vend i rëndësishëm dhe i domosdoshëm në botë. Por lloji perandorak i politikës që ata po zbatojnë është duke vendosur pengesa", deklaroi presidenti.

Putin u shfaq i bindur se Rusia "do të ecë përpara" pavarësisht sanksioneve ekonomike, luftës në Ukrainë dhe konfrontimit me Perëndimin.

3 Komente

  1. S
    Shkodrani

    Secili ka mendimin e vet, megjithate SHBA nuk po ben gje tjeter vecse po nderon marreveshjen qe edhe rusia nenshkroi. Me vjen keq qe armatimi qe shkon ne Ukraine nuk po dergohet me sasine dhe shpejtesine e duhur, por edhe kjo do te rregullohet.

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gjethja e fikut

      Vetem bumja atomike i ka ngelur pa dhene ukraines, shkodrano! Çdo lloje armatimi dhe konsulence i ka dhene perendimi, bile e me trupa gjoja vullneta! Po e kane te kot. Tash kena mendu t'ja dergojm dhe dy homodebilat shqipofoles, me ja ngrit moralin ushtris ukrainase, cenoshuren me ganimeten

      Përgjigjjuni
      1. a
        anti25642654censurë

        protobrekë,ja kanë dhënë,por nuk e thonë!!ja kanë dhënë kontrabandë!ja kanë futur satëme në vrimë dhe e kanë çuar të punojë në rreshtat e ushtarëve ukrainas!!

        Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje