Putin qeveris me të vetët, emëron kushërirën si zv.ministre të Mbrojtjes

18 Qershor 2024, 11:50Bota TEMA

Putin qeveris me të vetët, emëron kushërirën si

Presidenti rus, Vladimir Putin, shkarkoi të hënën katër zëvendësministra të Mbrojtjes dhe emëroi kushërirën e tij në këtë post.

Ndryshimi radikal në dikasterin që drejton luftën në Ukrainë vjen pas shkarkimit në maj të aleatit të tij të hershëm, Sergei Shoigu, nga posti i ministrit të Mbrojtjes. Analistët besojnë se këto vendime janë marrë për të luftuar korrupsionin në ministri dhe për të ndihmuar frontin e luftës.

Në njërin prej posteve të zv.ministrit u emërua Anna Tsivileva, vajza e kushëririt të parë të Putinit. Ajo do të jetë përgjegjëse për përmirësimin e kushteve sociale të personelit ushtarak. Bashkëshorti i saj, Sergei Tsivilev, është ministër i Energjisë. Më parë, Tsivileva mbante postin e shefes së Thesarit.

Zv.ministri i parë i Mbrojtjes u emërua Leonid Gornin, që më parë ka mbajtur postin e zv.ministrit të Financave. Edhe ministri i ri i Mbrojtjes, Andre Belousov, nuk ka fare përvojë ushtarake, por ka punuar vetëm si ekonomist.

Vendimet duket se janë marrë që Putin të përmirësojë transparencën financiare të fondeve të luftës, duke ia lënë strategjitë ushtarake gjeneralëve.

Putin qeveris me të vetët, emëron kushërirën si

1 Komente

  1. a
    anti25642654censurë

    ka filluar të kopjojë nga kady!!dhe ai ka futur gjithë kalamajt e tij në drejtimin e qenqenisë!!VK,shtet bythe me popull sume,ose muzhikë!!nuk njohin gjë tjetër!!se harrova trapin e maerikës!ai vetëm çunin e melit nuk e vendosi në punë!jo se ai nuk ishte i aftë për të marrë rrogë nga shteti amerikan,por thjeshtë se do ta akuzonin për shfrytëzim të punës së të miturve!!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje