Raketat ukrainase vrasin kolonelen “tradhtare”, e para që bie në front

4 Gusht 2022, 21:50Bota TEMA

Raketat ukrainase vrasin kolonelen “tradhtare”, e para që bie

Ishte një nga personazhet më të urryera nga opinioni publik ukrainas, të paktën në Kiev dhe në territoret ku dominon qëndrimi anti-rus, por sot një oficere e lartë e Kremlinit ka rënë pre e një sulmi raketor të drejtuar enkas ndaj saj, teksa po drejtonte automjetin privat në Horloska, qytet i Donjetskut që prej vitit 2014 është në dorë të forcave pro-ruse.

 Olga Kachura deri në vitin 2011 ishte një oficere e lartë e policisë së Kievit, me gradën toger kolonel. Por pas ngjarjeve që çuan në aneksimin de facto të Rusisë ndaj Krimesë dhe sulmin e forcave pro-se në Donbas, ai zgjodhi krahun e Kremlinit.

 Jo vetëm, por sipas burimeve ukrainase Kachura, e cila po drejtonte një divizion të artilerisë raketore, ishte ndër më gjakataret dhe është akuzuar disa herë se ka goditur objektiva civile. Në Kiev Kachura cilësohej si tradhtare dhe ishte dënuar me 12 vjet burg.

Pas lajmit të vdekjes, presidenti rus Vladimir Putin dekretoi dhënien e titullit “Heroinë e Rusisë” për Kachura, me motivacion “Guximin dhe heroizmin e treguar gjatë detyrës”.

4 Komente

  1. m
    miu

    ushtaret ikin per lesh putana i jep dekorate pas vdekjes,likja jone i dha dekorata edhe qenve rrugesh per sjellje te mire ne qytet.

    1. 3
      3D

      Super kështu duhet ta pëson çdo trathëtar i popullit dhe vendit dhe jo si në Kosovë edhe nënshkruanin kapitullimin dhe dezertimin.i zgjedhin Presidentë dhe u ngritin lapidare lavdie e çfar jo

      1. a
        azeri

        E moj djevushka ike per lesh cari

        1. Z
          ZOROOS

          Babushka tradhetare dhe tradhetari merr gjitnje ate qe i takon po tradgetaret dhe spiunet e shqiperise dita nuk do vonoje te gjithe do ta kapin me goje!

          Lini një Përgjigje