
Mjeku izraelit Gedalya Fendel tha se nuk mund ta cilësojmë më “Al Shifa” si një spital, pasi sipas tij, ai është kthyer në një bazë për terroristët e Hamasit.
Ai tha se në spital janë gjetur armatime edhe poshtë krevateve të pacientëve.
“Mos thoni më spitali, ai është një spital që është një bazë për terroristët e Hamasit. Ushtria po përpiqet të luftojë terrorin. Ju po më pyesni për një spital?! Çfarë mund të bëjë unë atje? Nëse doni të pyesni për atë, pse s’flisni për njerëz, për pengje, fëmijët e lënë jetim në Izrael.
A i keni parë në mediat ndërkombëtare pajisjet luftarake të cilat janë gjetur pas perdeve të spitaleve? A keni informacione për këtë? I keni parë armët edhe nën krevat. Ju duhet të pyesni edhe për këtë pjesë.
Izraeli do jetë i pari që do të sjellë mjek, sa të mundet. Shteti po bën maksimumin e tij për t’ia dalë në këtë situatë lufte dhe ju sigurisht duhet ta vlerësoni këtë”,-tha mjeku në “Good Morning Albanians”.
Ai tha gjithashtu se është jo vetëm në shërbim të ushtrisë izraelite, por edhe të çdo personi tjetër në Gaza që ka nevojë për ndihmë.
“E kuptoj që po pyet për Gazën, por ato nuk janë spitale, janë zona terroristësh. Ne kemi gjetur armë. Jam me ushtrinë izraelite brenda Gazës, duke ndihmuar ushtarët e plagosur dhe këdo tjetër që është plagosur.
Nuk mund të jap më tepër informacion se ku ndodhem. Unë jam vetëm me ushtrinë. Kushdo që ka nevojë për ndihmë, ose palestinas. Kam parë njerëz të lënduar. Kam ndihmuar një zonjë, derisa ajo u stabilizua.
Prandaj jemi në Gaza, ky është qëllimi ynë. Ne shohim në rrugë njerëz të vdekur, asnjë nuk i ka vrarë nga Izraeli, por i ka vrarë Hamasi”, është shprehur mjeku.
Lini një Përgjigje