Rrëzohet avioni në Australi, dy të vdekur

5 Janar 2025, 09:45Bota TEMA
Rrëzohet avioni në Australi, dy të vdekur

Dy persona kanë vdekur gjatë një aksidenti ajror në brigjet lindore të Australisë në veri të Sidneit.

Policia në shtetin e Uellsit të Ri Jugor (NSW) tha në një deklaratë të shtunën mbrëma se shërbimet e urgjencës u thirrën pasi u raportua për një përplasje pranë qytetit Nambucca Heads, afërsisht 400 km në veri të Sidneit.

“Piloti dhe pasagjeri i avionit vdiqën në vendngjarje dhe ende nuk janë identifikuar zyrtarisht”, tha Policia e NSW, sipas medias së huaj.

Korporata Australiane e Transmetimeve (ABC) raportoi se rrënojat u gjetën rreth 1.5 km larg bregut.

Policia e NSW tha se ka filluar një hetim për rrethanat e incidentit, me ndihmën e Byrosë Australiane të Sigurisë së Transportit (ATSB).

2 Komente

  1. H
    Hups jete e kendshme me dashuri ne vdekje !

    Hopa perseri Avione te rrezuar .... disa here Avion pasagjeresh... dhe shume here Avion te vegjel.... Blerja e Avioneve te vegjel..... dhe blejrja e vdekjes.... edhe Avionet pasagjeresh te medhenje.... shitja e tyre ne vendet jo te EU..... dhe jo kontollet e sigurta sic i ben EU.... edhe keta perfundojnene Toke .... kush shpeton ok kush vdes perseri ok... Njrezimi po shtyohet dhe Bizneset e shitjeve te Avioneve te vjetra po shtohen....

    Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje