Rusët i dorëzohen robotëve dhe dronëve ukrainas

16 Korrik 2025, 20:14Bota TEMA
Rusët i dorëzohen robotëve dhe dronëve ukrainas

Një moment historik është shënuar në frontin lindor të Ukrainës, ku një grup ushtarësh rusë u dorëzuan për herë të parë pa u përballur me asnjë ushtar ukrainas, por vetëm me dronë dhe robotë tokësorë. Ngjarja ndodhi më 8 ose 9 korrik në rajonin e Kharkivit dhe u organizua nga Brigada e Tretë Sulmuese e Ukrainës.

Pamjet filmike tregojnë sesi dronët FPV dhe dronët kamikazë tokësorë sulmuan fillimisht një bunker rus, duke krijuar panik tek trupat e fshehur brenda. Për të shmangur një sulm të dytë, ushtarët dolën jashtë duke mbajtur një tabelë kartoni me mbishkrimin “Duam të dorëzohemi”. Një dron ajror më pas i drejtoi rusët në linjat ukrainase, ku u kapën rob pa asnjë rezistencë, shkruan A2 CNN.

Ky operacion u realizua pa asnjë shkëmbim zjarri nga ana e forcave ukrainase dhe pa asnjë viktimë në radhët e tyre. Zonë që më parë ishte e pamundur të merrej me trupa tokësore, tani u rikthye nën kontrollin ukrainas vetëm falë fuqisë teknologjike.

Kombinimi i dronëve ajrorë dhe mjeteve tokësore pa pilot po rezulton strategji gjithnjë e më efektive në luftën kundër forcave ruse. Dronët ajrorë janë të pazëvendësueshëm për zbulim dhe goditje të sakta, ndërsa robotët tokësorë mund të transportojnë sasi më të mëdha eksplozivi për të asgjësuar objektiva të fortifikuar.

4 Komente

  1. Z
    Zizu

    Bravo Ukraina. Kur do filloje kunderofensiva ?

    Përgjigjjuni
    1. e
      enter""

      Po a nuk do merrte fund lufta 2 vjet perpara dhe Rusia do kapitullonte se kshu thote Europa? Po ik o palaco. Ukraina ka rene ne duart e nje kurve qe ka marre persiper te shkaterroje cdo gje me bashkepunimin e EU. Rusise ti hane mutin

      Përgjigjjuni
      1. G
        Gen

        Kur te dali motra jote pa breke ne front..

        Përgjigjjuni
      2. e
        enter""

        Kur do e mesoje Tema qe Ukraina eshte nje shtet i rrezikeshem e terrorist?

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje