Rusia, akuza Ukrainës: Keni helmuar ushtarët tanë, kemi provat gati

20 Gusht 2022, 19:30Bota TEMA

Rusia, akuza Ukrainës: Keni helmuar ushtarët tanë, kemi provat

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka akuzuar Ukrainën se i ka helmuar disa prej trupave të vet në rajonin juglindor të Zaporizhzhia-s. Sipas ministrisë në fjalë, një numër ushtarësh rusë janë dërguar në një spital ushtarak me simptoma helmimi më 31 korrik.

Nga rezultatet, sipas Rusisë, del se në gjakun e tyre është gjetur toksinë botulinum, e tipit B.

“Për faktin e terrorizmit kimik të sanksionuar nga regjimi (Presidenti ukrainas Volodymyr) Zelenskyy, Rusia po përgatit prova mbështetëse me rezultatet e të gjitha analizave,” tha ministria në një deklaratë.

Sesa ushtarë “janë helmuar” dhe se në çfarë gjendje shëndetësore janë ata, Rusia nuk jep detaje.  Nga ana tjetër, një këshilltar i ministrisë së brendshme të Ukrainës tha në përgjigje se helmimi i supozuar mund të jetë shkaktuar nga ngrënia e mishit të konservuar, të skaduar.

Toksina botulinum e tipit B është një neurotoksinë që mund të shkaktojë botulizëm kur gëlltitet në produkte ushqimore të kontaminuara më parë, por mund të ketë edhe përdorime mjekësore.

4 Komente

  1. G
    GEZUAR BAFTJAR

    E KRUAJTET BYTHEN ME GJETHE FIKU !!!!

    Përgjigjjuni
    1. B
      Black Jack

      Keq puna , tash na nnji Hal marr je ruse dhe gjonat komplikohen ma keq , situata te veshtira po vijne guys

      Përgjigjjuni
      1. K
        Këshilltari Presidentit BEGAJ

        Pas rastit flagrant të mbrëmshëm, a do të kemi një sanksion ekonomik në importin e drithit me Rusi

        Përgjigjjuni
        1. a
          anti25642654censurë

          butolina,është një toksinë proteinike,më e forta nga ato që njihen,dhe formohet në konservat me bazë mishi! nuk ma merr mëndja se ushtarët rusë kanë marrë viça të gjallë me vete për ti përdorur për ngrënje!! duke ditur se korrupsioni është i jshtëzkonshëm në rusi dhe se ushqimin e siguron "guzhinjeri i putanës" Jevgeni Prigozhin,shefi i "wagnerit",para se të akuzojnë ukrainasit,do të ishte mirë ta kapnin atë për bolesh! ndoshta nuk kanë bythë,sepse ka shumë mundësi ti kapë ai për fyti!! prandaj jua lënë fajin ukrainasve!! sikur ukrainasit të furrnizonin ushtrinë ruse me konserva mishi!mbi të gjitha në fushën e betejës!!

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje