VIDEO/ Gruaja e arrestuar heq prangat, merr automatikun dhe qëllon policët

20 Gusht 2022, 14:10Bota TEMA

VIDEO/ Gruaja e arrestuar heq prangat, merr automatikun dhe qëllon

Një grua e cila ndodhej në pjesën e pasme të makinës së policisë pasi ishte arrestuar, arriti të hiqte prangat. Ajo mori një automatik AR-15 dhe qëlloi dy policë duke i lënë të plagosur.

Oficerët u thirrën në Blanchard, Oklahoma për një kontroll. Policët vendosën se duhet ta shoqëronin gruan në komisariat. Kamerat e sigurisë të instaluara brenda makinës së policisë kanë kapur momentin kur ajo liron prangat.


Kamera ka filmuar gjithashtu edhe momentin kur oficerët e policisë qëllohen. Oficerët menjëherë dëgjohen që kërkojnë përforcime duke thënë: Jemi qëlluar. Ajo qëlloi 10 herë sipas dëshmive të policëve.

2 Komente

  1. D
    Dajtti

    PO te kishte ndodhur ne Shqiperi kjo ngjarje Sala me liken do kerkonin doreheqjen e ministrit te rendit

    Përgjigjjuni
    1. T
      Taulant

      NJesoj si Trumpi, edhe ay ka kerkuar doreheqjen e sekretarit per mbrojtjen dhe te rendit.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje