"Nuk e dija që kishte drogë", 81 vjeçarja kapet me 5 kilogram “të kuqe” në valixhe

20 Gusht 2022, 16:22Bota TEMA

"Nuk e dija që kishte drogë", 81 vjeçarja kapet me 5

Një grua daneze, 81 vjeç që udhëtonte nga Afrika në Kanada u arrestua në aeroportin e Varshavës me dyshimin për posedim të paligjshëm të heroinës.

Lënda narkotike kapte vlerën e 515.000 dollarë, thanë të premten zyrtarët në Poloni.

Oficerët e doganës në aeroportin Frederic Chopin vendosën të kontrollojnë bagazhin e gruas të dielën pasi dyshuan për itinerarin dhe sjelljen e saj.


Në fund të një valixheje u zbuluan pako me 5 kilogram heroinë.

Gruaja, mohoi të kishte dijeni për drogën dhe tha se anëtarët e familjes i kishin dhënë valixhe me dhurata për të afërmit në Kanada, sipas Aleksandra Skrzyniarz, një zëdhënëse e zyrës së prokurorit në Varshavë.

Ajo u ndalua për tre muaj dhe prokurorët kanë nisur një hetim.


Sipas ligjit polak, ajo rrezikon 15 vite burg për posedim të paligjshëm të lëndëve narkotike.

1 Komente

  1. S
    Sara

    per sheqer apo per miell e more mi nona?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje