Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u shpreh i pakënaqur për faktin që Rusia goditi një fabrikë amerikane në Ukrainë, duke theksuar më gjerë se nuk është “i lumtur” për vazhdimin e luftës mes dy vendeve.
“Nuk jam i lumtur për këtë dhe nuk jam aspak i lumtur për gjithçka që lidhet me luftën,” deklaroi ai përpara gazetarëve, i pyetur për sulmin që shkaktoi dëme të mëdha natën mes të mërkurës dhe të enjtes në një kompani amerikane në qytetin Mukachevo, në Ukrainën perëndimore.
Trump përsëriti se ka vendosur një afat “dy javë” përpara se të marrë vendime mbi këtë konflikt, për të cilin pretendon se po bën përpjekje personale që të marrë fund.
“Do të jetë një vendim shumë i rëndësishëm dhe ose do të ketë sanksione, ose tarifa doganore të mëdha, ose të dyja bashkë, ose nuk do të bëjmë asgjë dhe do të themi: ‘ky është lufta juaj’,” tha ai.
Presidenti kujtoi takimet e fundit që zhvilloi, fillimisht të premten e kaluar në Alaskë me homologun rus, Vladimir Putin, dhe më pas të hënën në Shtëpinë e Bardhë me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Ai theksoi se dëshiron që dy liderët të organizojnë një takim dhe të ulen në të njëjtën tryezë për të mbyllur luftën, megjithëse një takim i tillë duket gjithnjë e më pak i mundshëm të ndodhë së shpejti.
Dhe sa 50 ditsha e dyjavesh do ky loqja qe te marre nji vendim,apo do akoma koh putini qe te mposhte ukrahinen
Vendimet e mëdha merren gjithë pas dy javësh nga TACO. I vetmi problem është te shtyrja. Ose TACO harron datën dhe ja fillon gjithnjë nga e para. E rëndësishme është që ai të jetë në plan të parë. E ke parasysh si bëhet reklama? Publiko diçka që të tërheqë vëmendjen. Për të tërhequr vëmendjen o publikon një fotografi, video ku personi jep shembullin e mirë, të bukur, o të kundërtën. Shembullin e keq, të shëmtuar. Për të pasqyruar variantin e dytë. Një copë muti në gojë do tërhiqte vëmendjen më shumë se një karamele, në gojë. Ky psh, ka zgjedhur variantin që tërheq më shumë vëmendjen.