Numri i të vdekurve nga sulmet ajrore ruse në Kiev gjatë natës së të mërkurës deri të enjten ka shkuar në 21, përfshirë tre fëmijë, thanë shërbimet e emergjencës ukrainase në orët e para të mëngjesit të sotëm.
“Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë të kërkojnë nëpër rrënoja për të gjetur njerëz në ndërtesën në lagjen Darnytskyi”, shtoi burimi nëpërmjet Telegram.
Numri i mëparshëm zyrtar ishte të paktën 16 viktima.
“Duhet të ketë një përgjigje të drejtë ndaj të gjitha këtyre goditjeve. Dhe presioni mbi Moskën duhet të jetë i tillë që ata të ndiejnë pasojat e terrorizmit të tyre atje. Është e rëndësishme që sanksionet globale kundër Rusisë të mbeten në fuqi. Përgjegjësia e Rusisë për këtë luftë dhe presioni ynë me sanksione duhet të funksionojnë plotësisht”, tha Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një postim në X.
Kur vriteshin Shqipetaret Brutalisht nga Serbet Ukrainasit nuk u cuan te kritikojn ngjarjen po qeshnin kurse tani ndodh tek ata dhe u be nami lete vriten njeri me tjetri sllav sme intereson aspak.
Igor nuk qenka putanë e Putanës, ndryshe nga ç'duket nga emri. Po Igori harron që nuk janë ukrainasit që u kanë bërë të këqija shqiptarëve përgjatë shekujve, por igorët muzhikë.