Rusia lejon të huajt në ushtri - Çfarë fshihet pas dekretit të ri të Putin

9 Korrik 2025, 16:15Bota TEMA
Rusia lejon të huajt në ushtri - Çfarë fshihet pas

Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi së fundmi një dekret që u lejon të huajve të shërbejnë në radhët e ushtrisë ruse, jo vetëm gjatë gjendjes së  emergjencës apo ligjit ushtarak, por edhe gjatë periudhës së mobilizimit.

Në përpjekje për të zgjeruar fushatën e rekrutimeve, Kremlini do t’u lejojë gjithashtu specialistëve të kualifikuar që kanë arritur limitin e moshës të nënshkruajnë kontrata me shërbimin sekret rus për jashtë shtetit, SVR, Byronë Federale të Sigurisë, FSB dhe agjenci të tjera shtetërore.

Deri të hënën e kaluar, të huajt lejoheshin të shërbenin në ushtrinë ruse vetëm gjatë gjendjeve të emergjencave apo në bazë të ligjit ushtarak, të cilin Moska nuk e ka shpallur pavarësisht agresionit ndaj Ukrainës që nisi tre vjet e gjysmë më parë.

Ndërkohë, dekreti për mobilizimin e pjesshëm, që daton që prej shtatorit 2022 e që shkaktoi eksodin e rreth 261 mijë rusëve, mbetet në fuqi.

Teksa Moska ka intensifikuar së fundmi ofensivën verore ndaj Ukrainës, lejimi i të huajve në trupat e saj pritet të forcojë procesin e rekrutimit në Rusi dhe të shmangë regjistrimin formal.

Në prill, Ministria britanike e Mbrojtjes raportoi se Moska kishte rekrutuar mbi 1.500 shtetas të huaj për të luftuar në Ukrainë në periudhën prill 2023-maj 2024.

Rekrutët e huaj janë kryesisht nga ish-republikat sovjetike, Azia jug-lindore dhe Afrika. Faktorët që i shtyjnë të aderojnë në forcat e armatosura ruse janë stimujt financiarë dhe marrja e nënshtetësisë ruse, përmes të cilës mund të lëvizin më lirshëm.

2 Komente

  1. S
    Starmer qorri.

    Keta te Ministrise se Mbrojtjes se Inglizit Kurve mund te na thone ndonje fjale se per cfare sherben Legjioni i te Huajve Franceze te cilet luftojne ne Ukraine, apo vetse ushtarake te G.B. qe jane ne ne kete vend.? Apo Franca bordello eshte ne kufi me Ukrainen dhe nuk paska te drejte Rusia te rekrutoj te huaj qe eshte direkt ne lufte jo me me Ukrainen. por me NATO-n.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mercenarë

      Pranon mercenarë se i vyen mish për top në pushtimet e Putlerit.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje