Vriten 40 palastinezë në Gaza teksa Trump e Netanyahu bisedojnë për armëpushim

9 Korrik 2025, 15:10Bota TEMA
Vriten 40 palastinezë në Gaza teksa Trump e Netanyahu bisedojnë

Të paktën 40 palestinezë humbën jetën në sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës, njoftuan sot zyrtarët e spitalit Nasser në qytetin jugor Khan Younis.

Mes viktimave janë 17 gra dhe 10 fëmijë. Një sulm me bombë vrau 10 persona nga e njëjta familje, përfshirë tre fëmijë.

Ndërkohë, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, zhvilloi një takim të dytë brenda dy ditësh me presidentin amerikan, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, mbrëmjen e së martës.

Trump po bën përpjekje për të ndërmjetësuar një armëpushim që mund të çojë në përfundimin e luftës 21-mujore në Gaza.

Izraeli dhe Hamasi po shqyrtojnë një propozim të ri për armëpushim të mbështetur nga SHBA-ja, i cili do të ndalonte luftën dhe do të lironte pengjet izrealite dhe do të dërgonte ndihma shumë të nevojshme në Gaza.

Ushtria izraelite nuk komentoi për sulmet specifike, por deklaroi se ka goditur mbi 100 objektiva në të gjithë Gazën gjatë ditës së kaluar, duke përfshirë militantë, struktura me kurthe shpërthyese, depo armësh, lançues raketash dhe tunele.

Izraeli akuzon Hamasin për fshehjen e armëve dhe zhvillimin e luftimeve midis civilëve.

4 Komente

  1. a
    arrifi

    Dhe thote qe vetem une e meritoj çmimin Nobel per Paqe. Bëje me mend këtë rote kari.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dashi

      Arifi (me një r ) . E ke dëgjuar atë fjalën e urtë "koka bën , koka pëson ?" Kur nuk kishin bythë për luftë me Izraelin , pse sulmuan dhe masakruan 1400 të rinj e të reja izraelianë krejt të pa fajshëm që festonin dhe morrën 250 veta të tjerë peng ? Nuk e dinte Hamasi që motoja e Izraelit është 1 me 1000 ? Ja , këto janë pasojat , vetë e filluan të parët .

      Përgjigjjuni
      1. m
        me thene te drejten

        Nese do ishin shqiptaret ne vend te izraeliteve dhe psh malazezet do sulmonin Shkodren dhe do vrisnin 1000 civile e do rrembenin 200 gra e femije, te jesh i sigurte, per 1 jave ne Mal te Zi nuk do ngelej asnje burre i gjalle dhe ai vend do zhdukej nga faqja e dheut... Shyqyr thuaj qe magjypve te Gazes u ka rene per hise te kene armiq izrealitet, se po te kishin shqiptaret...!!!!

        Përgjigjjuni
      2. a
        ay qy

        O Karrif, cmimin Nobel e meriton Hamas-i! Pervec kesaj, Hamas-i po merr si shperblim edhe ate te gjatin, sa ti haje suma dhe goja! Te mbeshtes dhe ta ngjesh... From the river to the sea Israel must be free from Arab colonizers!

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje