''Rusia nuk ka asnjë interes të luftojë me vendet e NATO-s'', reagon Putin: Komentet e Biden janë absurde

17 Dhjetor 2023, 10:46Bota TEMA
''Rusia nuk ka asnjë interes të luftojë me vendet e

Presidenti rus, Vladimir Putin tha se pretendimi i presidentit amerikan, Joe Biden, se Rusia do të sulmonte një vend të NATO-s nëse ai fitonte në Ukrainë ishte absurditet i plotë.


Sipas Putinit, Rusia nuk ka asnjë interes të luftojë me ushtrinë e aleancës së NATO-s.

Biden në fillim të këtij muaji paralajmëroi se nëse Putini arrinte një fitore mbi Ukrainën, atëherë Rusia do të sulmonte një vend të NATO-s, megjithëse nuk ofroi prova të qarta për komentet e tij, raporton Reuters.

“Është absurditet i plotë dhe unë mendoj se Presidenti Biden e kupton këtë. Rusia nuk ka asnjë arsye, nuk ka interes, asnjë interes gjeopolitik, as ekonomik, politik dhe as ushtarak për të luftuar me vendet e NATO-s“, tha Putin në një intervistë të publikuar të dielën nga televizioni shtetëror Rossiya, duke shtuar se gjithçka ishte një përpjekje për të justifikuar “politikën e tij të gabuar” mbi Rusinë.

 

 

1 Komente

  1. I
    Ishi i ZaKarovës

    E ngriti kokën prap ky pushti...e ndjen që u lodhën llasticat e Perëndimit...

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje