Rusia vendosi 2 mijë trupa në Ukrainë nga territoret e pushtuara të Gjeorgjisë

30 Mars 2022, 10:35Bota TEMA

Rusia vendosi 2 mijë trupa në Ukrainë nga territoret e pushtuara

Rusia ka dislokuar rreth dy mijë pjesëtarë të personelit të saj ushtarak nga territoret e pushtuara të Gjeorgjisë në Ukrainë.

Lajmi u raportua nga mediat ukrainase që citojnë burime nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës.

“Për të rekrutuar forcat e armatosura të Federatës Ruse, njësitë e bazave ushtarake të 4-të (rajoni i Tskhinvali, Osetia Jugore) dhe 7 (Abkazi), të cilat janë pjesë e Qarkut Ushtarak Jugor, u transferuan nga territoret e pushtuara të Gjeorgjisë në territorin e Ukrainës”, shkruajnë fillimisht FA-të ukrainase.

Sipas tyre, nga baza e 4-të ushtarake u formuan dhe u dërguan në Ukrainë tre transportues të blinduar me një numër të përgjithshëm deri në 1 mijë 200 ushtarakë rusë dhe osetianë.

Ndërsa, nga njësitë e bazës së 7-të ushtarake u formuan dy transportues të blinduar me rreth 800 persona.

Lini një Përgjigje