Ish-presidenti i Rusisë, Dmitry Medvedev, deklaroi sot se ekonomia ruse do të përballojë pa probleme paketën më të fundit të sanksioneve nga Bashkimi Evropian dhe paralajmëroi se Moska do të intensifikojë sulmet e saj ndaj Ukrainës.
Medvedev, i cili aktualisht mban postin e nënkryetarit të Këshillit të Sigurisë së Rusisë, bëri këtë deklaratë pasi BE-ja miratoi paketën e 18-të të sanksioneve kundër Rusisë, në kuadër të luftës në Ukrainë.
Kjo paketë përfshin masa që synojnë të godasin më tej industrinë ruse të naftës dhe energjisë.
Në një postim në kanalin e tij zyrtar në Telegram, Medvedev theksoi se sanksionet e reja do të kenë ndikim minimal në qëndrimin e Rusisë ndaj konfliktit, njësoj siç kanë dështuar të kenë efekt edhe raundet e mëparshme të sanksioneve.
I njohur si një nga zërat më të ashpër në Kremlinë, Medvedev tha se Rusia planifikon të shtojë intensitetin e goditjeve të saj në Ukrainë.
“Goditjet ndaj objektivave në të ashtuquajturën Ukrainë, përfshirë Kievin, do të realizohen me fuqi gjithnjë në rritje,” u shpreh ai.
Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump njoftoi të hënën një qasje më të ashpër ndaj Rusisë, duke premtuar dërgimin e raketave të reja dhe armëve të tjera, përfshirë sistemet mbrojtëse raketore Patriot, të cilat janë të afta të shkatërrojnë raketat balistike ruse.
Trump gjithashtu i dha Rusisë një afat prej 50 ditësh për të nënshkruar një armëpushim, përndryshe do të përballet me sanksione të reja.
Me sa duket Evropa po heq dore nga politika e "kurves plake" dhe po afrohet me Ameriken. Kritika qe Trampi i beri Merkelit se ajo e drethte me Rusine dhe konkretisht i tha se ti Merkel mbrojtjen e kerkon nga NATO por bisnesin e ben me Rusine...Me sa duket Evropes i kane ardhur ment, por pikepyetja eshte : Per sa kohe?!!! Nuk ka qene faji i Amerikes por i Evropes dhe politikaneve derdharak evropiane qe mendonin se ishin me dredharak se Trampi... Mendonin se Trampi do armiqesohej me Rusine dhe haruan se Trampi eshte jo vetem kurvar por edhe kurve e vjeter. Bile me e vjeter se Merkel... Bota do shkaterrohet nga vehtvetja....
Dëmi është i europës, çmimet janë dyfishuar në europ, gjithmon populli e ha, për tekat e politiqenëvet europian!
Jeni zgjuar vone nga gjumi per intensifikimin e ofenzives ,ishte e duhur qe ne fillim te shkateroheshin objektivat kyce dhe kryesore ,si hyrja e ndihmave nga fqinjet ,aeroportet ushtarake,dhe civile keshtu dota kishi detyruar Ukrainen te kapitullonte por tani jo ,pra hekurin e perpunon sa eshte i nxehte se si te ftohet ke humbas kohe .