Komiteti i Ambasadorëve të 27 shteteve anëtare arriti një marrëveshje në Bruksel mbi paketën e 18-të të sanksioneve kundër Rusisë, e cila përfshin, ndër të tjera, futjen e një mekanizmi të ri dinamik për kufizimin e çmimit të naftës që do ta vendosë çmimin e naftës bruto ruse në 15% nën çmimin mesatar të tregut.
Rusia ka “fituar njëfarë imuniteti nga sanksionet duke u përshtatur me jetën nën sanksione”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i cituar nga Tass.
Duke komentuar deklaratat e Trump që shprehnin zhgënjimin e tij me Putinin, zëdhënësi i Kremlinit Peskov i bëri thirrje presidentit amerikan t’i kërkojë Kievit të negociojë.
Peskov theksoi se Rusia do të analizojë paketën e re për të minimizuar ndikimin e saj, por paralajmëroi se “çdo paketë e re sanksionesh sjell një ndikim negativ për vendet që e mbështesin atë. Është një shpatë me dy tehe.”
Lini një Përgjigje