Sekretari amerikan i Thesarit: Zelensky prishi marrëveshjen minerale me SHBA-në

5 Prill 2025, 21:10Bota TEMA
Sekretari amerikan i Thesarit: Zelensky prishi marrëveshjen minerale me

Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, ka akuzuar presidentin ukrainas, Vladimir Zelensky, për prishjen e një marrëveshjeje të rëndësishme për minerale midis Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara.

Bessent tha se marrëveshja, e cila duhet të kishte qenë “gjëja më e lehtë për t’u bërë”, u prish kur Zelensky shkoi në Shtëpinë e Bardhë dhe shkaktoi një grindje verbale me presidentin Donald Trump.

Në një intervistë me gazetarin amerikan Tucker Carlson, Bessent theksoi se marrëveshja duhej të nënshkruhej pa asnjë vështirësi, por Zelensky refuzoi ta nënshkruante, pavarësisht mundësisë për ta finalizuar atë. Bessent gjithashtu komentoi se Zelensky mund të kishte shfrytëzuar mundësinë për të shprehur shqetësimet e tij në një drekë private në Shtëpinë e Bardhë dhe të nënshkruante marrëveshjen në dhomën e famshme të Lindjes.

Marrëveshja e parë, e cila nuk u nënshkrua, ka shkaktuar një grindje mes liderëve të dy shteteve më 28 shkurt, ndërsa Ukraina ka pranuar më 27 mars një version të ri të dokumentit nga SHBA. Ky dokument do të kërkonte që Ukraina të kthejë më shumë se 120 miliardë dollarë ndihmë, ndërsa SHBA do të kishte kontrollin mbi një fond investimi për rindërtimin e Ukrainës dhe do të mbante pagesat e licencave për nxjerrjen e mineraleve.

Megjithatë, autoritetet ukrainase kanë shprehur shqetësime rreth ndryshimit të kushteve të marrëveshjes nga Uashingtoni, dhe Zelensky ka ngritur ankesat e tij në lidhje me këtë. Trump, nga ana e tij, paralajmëroi se nëse Zelensky tërhiqej nga marrëveshja, ai do të përballej me “probleme të mëdha, të mëdha”.

8 Komente

  1. M
    Muc Xhepa, diplomat karriere, prozator.

    Keshtu eshte kur nuk i je mirenjohes popullit tone per gjithe ate ndihme qe i dha ukraines, zemerimi i zeusit do te godasi shume eger mbi zhelen dhe nuk ka asnjeri ne bote qe mund te perballet me zemerimin e zeusit. Zeus, je thesari me i cmuar qe perendia i beri ketij vendi, te te kemi sa malet.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mustafahhhh

      Ik o katundar se na cave trapin me gjithe Zeusin temd. Na mbyten keta burgaxhinjte qe i thurnin lavde Enverit derisa ai i rrasi brenda. Ku i ka premtimet Zeusi Bythqir qe do mbyllte luften qe diten e pare apo do rregullonte ekonomine qe diten e pare. Kush ju solli ne Amerike ju turkoshaket e mutit, ti trukoshak thua Zeus kur te gjithe trampistat amerikane thone Krishti edhe se njohin fare Zeusin. Ik njehere ne Trampland edhe i thuaj qe je mysliman te shikojme sa do te duan. Na cave trapin me komentet idiote. Mos i thuaj qe e ke emrin Muçi po i thuaj qe e ke Mustfahhh.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kopenhagen

        Merr ilacet o debil. Nuk ka asnje te familjes ky qe ta mbyllin brenda se la nam.

        Përgjigjjuni
      2. T
        Trap Trampi

        se keni te gjate jo. Amerika do ziej nga protestat anti Trap

        Përgjigjjuni
        1. D
          Denis

          Ik o tope. Kush do ta hedhi Trump, cunat e kapucinove, moetroseksualet e feminizuar me xhinse te ngushta, nga NY apo Chicago, me nivel testastaroni me te ulet se mamate a tyre? Trumpi ka 4 vjet qe nuk e prek dot njeri. Me te drejte ai kerkoje te ribalancoje ekonomine qe mos te funksionoje vetem per ata qe merren me spekulime financiare, por edhe per njeriun e zakoneshem qe punon e prodhon, dhe qe i eshte shkaterruar jeta nga vemjet globaliste.

          Përgjigjjuni
          1. a
            anti25642654censurë

            ma va denis!!qeke me të vërtetë gjeni!!shyqyr që të kemi dhe na lënç pas!!

            Përgjigjjuni
        2. L
          Lumi

          Ndyresira te shpifura zeusi dhe bythlepiresit we i shkojne prapa!

          Përgjigjjuni
          1. A
            Argita

            Trop te vetmen metode qe njeh per te arritur ate qe do, eshte ajo e shantazhit. Amerika u shnderrua ne autokraci, par nuk ka me lidhje me nje shtet demokartik.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje