Sekretari i Mbrojtjes: Dy anije amerikane kaluan Ngushticën e Hormuzit për neutralizimin e minave

11 Prill 2026, 22:15Bota TEMA
Sekretari i Mbrojtjes: Dy anije amerikane kaluan Ngushticën e Hormuzit

Sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara, Pete Hegseth, ka bërë të ditur se dy anije luftarake amerikane, USS Frank E. Peterson (DDG 121) dhe USS Michael Murphy (DDG 112), kanë kaluar Ngushticën e Hormuzit dhe kanë operuar në Gjirin Arabik si pjesë e një misioni më të gjerë.

Sipas Pete Hegseth, ky mision ka për qëllim të sigurojë që ngushtica të jetë plotësisht e pastër nga mina detare, të cilat më herët dyshohet se janë vendosur nga Garda Revolucionare Islamike e Iranit (IRGC), duke garantuar sigurinë e lundrimit në këtë zonë strategjike.

Ai theksoi se operacioni është pjesë e përpjekjeve më të gjera për të ruajtur lirinë e lundrimit dhe stabilitetin në një nga korridoret më të rëndësishme detare për tregtinë globale të energjisë.

“USS Frank E. Peterson (DDG 121) dhe USS Michael Murphy (DDG 112) kanë kaluar Ngushticën e Hormuzit dhe kanë operuar në Gjirin Arabik si pjesë e një misioni më të gjerë për të siguruar që ngushtica të jetë plotësisht e pastër nga mina detare të vendosura më herët nga Garda Revolucionare Islamike e Iranit (IRGC)”, shkruan Hegseth.

3 Komente

  1. A
    Astrit

    Sec me kujton Hekuranin ky mua . Nuk e di pse

    Përgjigjjuni
    1. A
      Astrit

      Se I benim duart cope per xhaxhin tone, por ia vlente se ishte i pashem dhe fliste qarte, por se do i benin keta ne ameriqi tek byroja e tyre, kurre nuk e mendoja.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Anarko-Sindikalisti

        Dmth. kaluan dy dragamina me lejen e Iranit. Sigurisht! Pra me ne fund shkelen territorin iranian, nese mund ta quajme. Bilanc i bukur. Sukses madheshtor! Trampthi si Salehu yne, me kete demonstrim, po i afrohet kilometrit te fundit. Prilli do te jete muaji i rrezimit te regjimeve iRamiane!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje