Serbia blindon ushtrinë, pritet t’i blejë 12 avionë luftarakë francezë të llojit “Rafale”

6 Prill 2022, 11:17Bota TEMA

Serbia blindon ushtrinë, pritet t’i blejë 12 avionë

Një kompani franceze e prodhimit të aeroplanëve luftarakë “Dassault Aviation” pritet t’ia shesë Serbisë 12 avionë të tipit “Rafale” në vitin 2022.

Sipas mediave franceze, kompania “Dassault Aviation” i ka përcjellur me vëmendje zgjedhjet e së dielës dhe fitorja e Vuçiqit në Serbi do ta lehtësojë kompletimin e shitjes së avionëve.

Sipas La Tribune, diskutimet mes Serbisë dhe kompanisë franceze kanë qenë për 6 aeroplanë luftarakë dhe është dakorduar që numri të shkojë në 12.

Avionët e rinj luftarakë që pritet t’i blejë Serbia do ta modernizonin flotën e Forcave Ajrore të Serbisë që kryesisht përbëhet nga Mig 21 dhe Mig 29 të cilët i ka blerë dhe i janë dhuruar nga Rusia.

Dassault Aviation i ka bërë ofertën qeverisë serbe në fillim të muajit mars.

3 Komente

  1. a
    anti25642654censurë

    "Forcave Ajrore të Serbisë që kryesisht përbëhet nga Mig 21 dhe Mig 29 të cilët i ka blerë dhe i janë dhuruar nga Rusia." shtrohet pyetja!? a filloi ta tradhëtojë vuçi,putin,apo një rrugë e dy punë!? e tradhëton,por në të njëjtën kohë "i çon lule"?? pra nuk blen më në rusi,ndërron kursin drjet europës duke blerë aeropalnë,dhe i fal rusisë ato që ja ka falur ajo më parë si ndihmë për luftën në ukrainë?? nuk ma merr mëndja që vuçi ti japë avionët mig 21 dhe 29 për ukrainasit,si këmbim për të drejtën për të blerë avjonë të "hajrit"?? apo po blen thjeshtë politikën e europës pas mbështetjes që i bëri putinit?? ka shumë pikpyetje në këtë veprim!! të shohim si do të reagojë europa!? do lejojë që një aleat i diktatorit rus të paiset me armatim të natos apo jo?? erdoganit ja mohuan një gjë të tillë!! do tia mohojnë dhe vuçit??

    Përgjigjjuni
    1. T
      Taulant

      Shume sakte. Vucici eshte i mbaruar ne skenarin e ri gjeopolitik ne Evrope. Nuk ka me hapesir veprimi . Kosova shume shpejt anetaresohet ne NATO. Ne Nato e bejn ligjin Amerikanet .

      Përgjigjjuni
    2. I
      Igor

      Or popull i ngrate pse vazhdoni te mbeteni akoma ne gjum ,Kosova nuk dote behet anetare e Natos derisa 5 shtete te Evropes nuk e njohin kosoven dhe njekohesisht jane anetare te Natos dhe vendosin veton,sa i perket blerjes se aeroplaneve luftarak ata nuk jane si Shqipetaret qe shkateruan Ushtrine se dote na mbroje Natoja me Ameriken Haroni se jeni jetimat e Evropes.Pote kishte ndodhur e njejta ne Serbi edhe presidentin dota pushkatonte populli .

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje