Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se Shtetet e Bashkuara kanë kryer një sulm të fuqishëm ajror ndaj objektivave ushtarake në ishullin iranian Kharg Island, pika strategjike nga ku kalon pjesa më e madhe e eksporteve të naftës së Iranit.
Në një deklaratë të publikuar në rrjetin social Truth Social, Trump tha se objektivat ushtarake në ishull janë shkatërruar plotësisht.
“Pikërisht tani, me urdhrin tim, Komanda Qendrore e SHBA-së kreu një nga sulmet ajrore më të fuqishme në historinë e Lindjes së Mesme, duke shkatërruar plotësisht çdo objektiv ushtarak në ‘xhevahirin’ e Iranit, Ishullin Kharg,” shkroi Trump.
Ai shtoi se ushtria amerikane disponon armët më të fuqishme dhe më të avancuara në botë, por theksoi se këtë herë ka vendosur të mos godasë infrastrukturën e naftës në ishull.
“Për arsye korrektësie kam zgjedhur të mos shkatërroj infrastrukturën e naftës së ishullit. Megjithatë, nëse Irani ose dikush tjetër përpiqet të pengojë kalimin e lirë dhe të sigurt të anijeve përmes Ngushticës së Hormuzit, unë do ta rishqyrtoj menjëherë këtë vendim,” deklaroi presidenti amerikan.
Trump përsëriti gjithashtu se Irani nuk do të ketë kurrë armë bërthamore dhe se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbrojnë interesat e tyre dhe sigurinë e lundrimit në Strait of Hormuz.
Ishulli Kharg, i vendosur rreth 5 milje nga bregdeti iranian, konsiderohet një nga pikat më të rëndësishme për ekonominë e Iranit, pasi përmes tij përpunohet rreth 90% e eksporteve të naftës bruto të vendit.
Ky dje tha lufta ka mbaruar. Ca po behet. Ca thite tani nuk thote pastaj. Me e dhimja jane shqipot ketu ne Amerike qe e besojne verberisht. Zakonisht shumica e atyre shqipove qe duan kete po ti shikosh ne kafene e ti mbledhesh nuk i behen me shume se 10 klase shkolle.
Po ne amerike dembelet dhe budallenjte kane shkuar historikisht, flas kendej nga shqiperia. Se nga europa iken hajdutet dhe gangot.
Po nese keni goditur cdo objektiv ushtarak, pse po coni 5 mije marinsa , 3 anije amfibe dhe nje aeroplanmbajtse tjeter ne rajon ?
Po raketat balistike dhe dronët që godasin të gjitha bazat amerikane si dhe ambasadat amerikane në rajon, anijet çisterna në Gjirin Persik dhe infrastrukturën e vendeve të Gjirit kush i lëshon? Kush e ka kontrollin e Ngushticës Hormuz? Përse është paralizuar jeta kudo në këtë rajon duke i kthyer në qytete fantazma? Ky tashmë gënjen vetëm vetveten me këtë luftë pa llogjikë dhe pa rrugëdalje për një kompromis që të mos largohet me bishtin nëpër shalë si dikur nga Vietnami, Somalia, Afganistani e me radhë!
Ehhh moj demokraci c'na bere , u dhe te drejten e votes edhe debilave ......
Dhe ti Armand aty ben pjese