Shefi i Pentagonit: SHBA kërkon nga Izraeli të reduktojë sulmet ndaj Bejrutit

19 Tetor 2024, 21:20Bota TEMA
Shefi i Pentagonit: SHBA kërkon nga Izraeli të reduktojë sulmet

Shtetet e Bashkuara duan që Izraeli të reduktojë disa nga sulmet brenda dhe rreth Bejrutit, tha të shtunën Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin.

"Numri i viktimave civile ka qenë shumë i lartë", tha ai. “Ne do të donim që Izraeli të reduktonte disa nga sulmet ndaj Bejrutit dhe rreth tij si dhe do të donim të shihnim një tranzicion tek negociatat, që do t'i mundësonte popullatës civilëve të të dyja palëve, të rikthehen në shtëpitë e tyre”, shtoi ai më tej.

Ndërkohë shefi i Pentagonit tha se nuk mund të konfirmonte njoftimet se Koreja e Veriut kishte dërguar trupa në Rusi, përpara se t'i dislokojë ato në Ukrainë. Zoti Austin shtoi se nëse një gjë e tillë do të ishte e vërtetë, do të ishte diçka shqetësuese.

Agjencia e spiunazhit të Koresë së Jugut njoftoi të premten se Koreja e Veriut kishte dërguar 1500 forca speciale në Lindjen e Largët në Rusi për stërvitje dhe ambientim në bazat ushtarake lokale, dhe se kishte të ngjarë që ato të dislokohen për të luftuar në Ukrainë.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskiy, akuzoi Korenë e Veriut të enjten se po përgatitej për të dërguar 10,000 ushtarë për të ndihmuar agresionin rus në Ukrainë.

Shefi i NATO-s Mark Rutte, tha këtë javë se deri tani nuk ka prova të pranisë së Phenianit atje.

Rusia dhe Koreja e Veriut i kanë hedhur poshtë njoftimet se Pheniani mund të ketë dërguar personel ushtarak për të ndihmuar Rusinë kundër Ukrainës.

3 Komente

  1. K
    Km

    Sulmoje,godite,vrit sa me shume,por me sulme me te reduktuara.Sa me shume sulme,AQ me shume pare te harxhuara.keshtu thane dhe ne agresioni grek kunder Shqiperise ne 1949:- sulmoni shqiperine por mos u futni me shume se 15 km.Sa Mik te madh Kane popujt e botes.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kalec Dega

      Patjeter, do "reduktojne"?.. njashtu...

      Përgjigjjuni
    2. d
      dsa

      Izraeli nuk pyet per Biden Torollakun na del e ben deklarata ky paci, ne surrat nuk ka asnje shenje inteligjnce sy zgerdoq qe e ka mendjen tek stomaku (ushqimi) dhe jo per pune te tjera.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje