Shefi i zbulimit ushtarak amerikan: Putini nuk mund ta arrijë objektivin në Ukrainë

17 Shtator 2022, 20:20Bota TEMA

Shefi i zbulimit ushtarak amerikan: Putini nuk mund ta arrijë objektivin

Problemet me të cilat po përballet së fundmi Rusia në Ukrainë, tregojnë se në këtë pikë që kanë mbërritur gjërat, forcat e saj janë të paaftë për të arritur qëllimin fillestar të presidentit Vladimir Putin për pushtimin e vendit, tha të premten shefi i zbulimit të Pentagonit.

"Po mbërrijmë në një pikë kur zoti Putin do të duhet të rishikojë objektivat e tij lidhur me operacionin në (Ukrainë)", tha gjeneral-lejtnant Scott Berrier, shef i zbulimit ushtarak amerikan gjatë një konferencë mbi çështje të zbulimit e sigurisë kombëtare shumë pranë Uashingtonit. “Aktualisht është mjaft e qartë se ai (Putini) nuk do të jetë në gjendje të realizojë atë që synoi në fillimet e operacionit", shtoi ai.

Presidenti Putin sulmoi Ukrainën më 24 shkurt me synimin sipas zyrtarëve amerikanë për të rrëzuar qeverinë e këtij vendi. Që në fillim të luftës forcat ukrainase arritën ta ndalin një pushtim të Kievit.

Rusia pësoi një tjetër goditje të madhe javën e kaluar, falë një kundërofensivë ukrainase që i detyroi trupat e saj të tërhiqen nga pjesa më e madhe e verilindjes së vendit.

"Rusët planifikuan një pushtim, por janë detyruar të zmbrapsen", tha zoti Berrier, duke përmendur gjithashtu dhe hezitimin e zotit Putin për të mobilizuar plotësisht forcat ruse në luftë.

Presidenti Joe Biden dhe zyrtarë të tjerë të administratës janë kujdesur që të mos e quajnë tërheqjen e fundit të Rusisë fitore të Ukrainës ose pikë kthese në luftë. Analistët paralajmërojnë se është e pamundur të parashikohet se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen.

3 Komente

  1. R
    Raimond vlonjati

    Keta jane qesharake Ne fillim te luftes keta thane qe, Rusia do e pushtoj per 4 dite Ukrainen, lol Komplet super te pa afte keta ushtaraket e 'famshem " se Ukraina eshte shteti me i madh ne Europe , nuk te dalin 4 dite ta pershkruash tejpertej Ukrainen me makine , pa te ndalur njeri fare , e jo me ne gjendje lufte --Komplet rrembythje ushatarake keta dreq

    Përgjigjjuni
    1. r
      raimondkari

      o Raimond vlonjati , e mori provimin motra ore ???

      Përgjigjjuni
      1. k
        kacaku

        Ore Raimond bolja , ore je bere i peshtire qamet ti ore bajge , ja bere rot kari komplet , ore firaun kupton se c'shkruan ti ?? Apo skupton ?? Po ik ore bythqir e la ndonje pjat e leri keto pune , edhe gjeneralet do kritikosh ti ?? moracak

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje