Homazhet për mbretëreshën, arrestohet një 19-vjeçar për ngacmim seksual

17 Shtator 2022, 19:20Bota TEMA

Homazhet për mbretëreshën, arrestohet një 19-vjeçar

Një 19-vjeçar u arrestua gjatë homazheve për mbretëreshën Elisabeth.

Ai akuzohet se kishte ngacmuar dy gra të cilat po qëndronin në radhë për të bërë nderimet. Sipas dëshmitarëve okularë, fillimisht u përpoq t’i shpëtonte policisë. BBC raporton se djali u dërgua në paraburgim.

Ngjarja në godinën më të vjetër të Kuvendit ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00.

Dhjetëra mijëra njerëz kanë qëndruar në radhë në Londër gjatë tre ditëve të fundit, disa prej tyre kanë pritur gjithë natën, për t’i bërë nderimet e tyre mbretëreshës, arkivoli i së cilës do të qëndrojë në Westminster Hall deri të hënën.

Funerali i Mbretëreshës do të mbahet më 19 shtator në Westminster Abbey në Londër.

Lini një Përgjigje