Të paktën 94 persona kanë humbur jetën në veri të Nigerisë kur një cisternë e karburantit që u përfshi në aksident shpërtheu, shkruan CNN.
Drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin në një prej autostradave më të populluara në Jigawa, ndërsa çisterna u rrëzua dhe karburanti filloi të derdhej përgjatë rrugës.
Vendasit u mblodhën në vendngjarje për të mbledhur sa më shumë karburant deri kur zjarri filloi papritur duke lënë pothuajse 100 të vdekur.
Ndërkohë numri i të vdekurve është në rritje pasi 50 persona të tjerë janë plagosur rëndë dhe janë në gjendje kritike për jetën.
“Shoferi humbi kontrollin dhe cisterna u hodh në salto dhe derdhi karburant në një kanal kullimi. Si rezultat, banorët nxituan për të marrë karburantin kur ndodhi shpërthimi”, ka thënë zëdhënësi i policisë së Jigawa Lawan Adam.
Fuel tanker explosion kills at least 90 in northwestern Nigeria pic.twitter.com/oL5iHRNEze
— Türkiye Today (@turkiyetodaycom) October 16, 2024
Lini një Përgjigje