Shpërthimi i mijëra celularëve të grupit Hezbollah në Liban, 500 anëtarë humbin shikimin

18 Shtator 2024, 09:13Bota TEMA
Shpërthimi i mijëra celularëve të grupit Hezbollah në
Pajisja model pagers (BIPER)

Rreth 500 anëtarë të grupit Hezbollah kanë humbur shikimin pas shpërthimit njëkohësisht të mijëra radio-lidhjeve (lloj ''pagers'', tip mini-celulare), të cilat i përdornin për të komunikuar. Të paktën 9 viktima dhe 2800 persona u plagosën nga shpërthimet që ndodhën njëkohësisht në Bejrutin jugor dhe disa zona të tjera të Libanit të martën pasdite (17 shtator). Ambasadori i Iranit në Liban ishte mes 2800 personave të tjerë që u plagosën.

Grupi Hezbollah fajësoi Izraelin për atë që e quajti "agresion kriminal" dhe u zotua se do të hakmerrej. Ushtria izraelite nuk pranoi të komentojë.

Në deklaratën e tij të fundit të mërkurën, Hezbollah tha se do të vazhdonte "operacionet në mbështetje të Gazës", duke shtuar se kjo ishte "një rrugë e vazhdueshme e ndarë nga çmimi i rëndë që pret armikun në përgjigje të masakrës së tij të martën".


Gurpi i Hezbollah ishte furnizuar së fundmi me pajisjet e komunikimit dhe dyshohet se shërbime sekrete izraelite i kishin manipuluar, duke vendosur brenda secilit një sasi eksplozivi, të cilën e kanë aktivizuar pastaj njëkohësisht nëpërmjet një kodi. Çdo anëtarë i grupit libanez të Hezbollah e përdor këtë lloj pajise për të marrë mesazhet nga eprorë apo nga familjarë.

Sipas mediave një nga hipotezat mund të jetë që Shërbimet sekrete izraelite mund të kenë kapur një stock të këtyre pajisjeve të destinuara për Hezbollahun dhe mund të kenë fshehur eksploziv brenda tyre, në mënyrë që të mund të kontrollojnë nga distanca shpërthimin. Grupi libanez mund t'u ketë dhënë anëtarëve të tij pajisjet si një mjet për të shmangur komunikimet telefonike, të cilat përgjohen lehtësisht, dhe kështu padashur kanë bashkëpunuar me planin izraelit.

2 Komente

  1. a
    anti25642654censurë

    një lajm më parë kishim të bëjmë me "radiomanrse",tashti me "celularë" që ngjajnë si pager,o diçka të tillë!!si duket po vërtetohet gjithnjë e më tepër që mero përdor "gazekarucë" nën 16 vjeç!!merr ndonjë të rritur në stafin tënd o mero,lëri kalamajt të luajnë se kanë kohë për të punuar!!

    Përgjigjjuni
    1. S
      Selam nga Shqiperia

      Te dashur arabe, kot e kini qe vazhdoni luften me Izraelin, ku per gjate gjithe kohes, keni dale te humbur, por tani se fundi, ju ka bere dhe qesharak. Uluni dhe gjeni gjuhen, pasi se pari eshte dhe ne te miren e te ardhmes se femijve tuaj, pasi miqesia me nje shtet te zhvilluar, do ju bej dhe ju te tille.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje