Shpëtimi i demokracisë nga vetja

26 Tetor 2024, 15:19Bota TEMA
Shpëtimi i demokracisë nga vetja

Nga Slavoj Žižek, Project Syndicate

Nëpërmjet pezullimit të pjesshëm të demokracisë, presidenti francez Emmanuel Macron la jashtë pushtetit të djathtën ekstreme, ndërsa i riktheu vendit stablitetin. Masa të ngjashme mund të nevojiten edhe në shtete të tjëra, teksa populistët e djathtë dhe neo-fashistët fitojnë gjithmonë e më tepër terren kudo në botë.

Në romanin e Agatha Christie, “The Hollow,” personazhi ekscentrik Lucy Angkatell organizon një darkë për çiftin Christow (mjekun Xhon dhe bashkëshorten Gerda), disa pjestarë të familjes së saj të zgjeruar, si edhe fqinjin, detektivin Herkul Puaro. Të nesërmen në mëngjes, Puaro dëshmon një pamje që duket tejet e inskenuar: Gerda mban në dorë një armë, ndërsa qëndron pranë trupit të përgjakur të bashkëshortit buzë pishinës. Lucy, Henrietta (e dashura e Xhonit), dhe Eduardi (kushëriri i Lucy-t), janë po ashtu të parnishëm. Xhoni rënkon duke shqiptuar për herë të fundit emrin e Henriettas, para se të vdesë.

Duket qartë që vrasësja në këtë histori është Gerda. Henrietta zgjatet për t’i marrë asaj nga duart revolverin por, në hutim e sipër, arma i bie në pishinë, duke shkatërruar kështu gjurmët e gishtave të Gerdës. Puaro e kupton që thirrja e emrit të Henrietta-s nga Xhoni s’ishte tjetër veçse përpjekja e tij për t’i kërkuar të dashurës t’ia shpëtonte bashkëshorten nga dënimi për vrasjen e tij.

Pa ndonjë plan të mirëfilltë, e gjithë familja bashkon forcat për ta shpërqendruar detektivin Puaro nga hetimi i vrasjes. Ata e dinë të gjithë që vrasësja është Gerda, ndaj inskenojnë skenën e krimit, por duke u përpjekur ta bëjnë gjithçka më të dukshme se ç’duhet. Thënë ndryshe, e vërteta maskohet si artificë në një mënyrë të atillë, ku elementët e falsifikuar të ngjarjes, janë në të vërtetë të dhëna mbi atë çfare ka ndodhur

Nëse e zëvendësojmë trupin e Xhonit me demokracinë dhe Gerdën me presidentin francez Emmanuel Macron, mund të hapim një dritare për të parë se ç’po ndodh në të vërtetë me Francën pas zgjedhjeve parlamentare të kësaj vere. Pasi ekstremistët e djathtë të Tubimit Kombëtar fituan raundin e parë, Macron u kap me armë në dorë. Por, në javët dhe muajt në vazhdim, ai arriti ta mbronte demokracinë franceze duke e pezulluar atë pjesërisht dhe për rrjedhojë, duke i mohuar koalicionit të majtë – fitues të raundit të dytë – frytet e fitores së tyre.

Kushtetuta franceze, e imponuar nga Charles de Gaulle me krijimin e Republikës së Pestë në 1958-ën, përcakton se është presidenti ai që nominon kryeministrin, qeveria e të cilit mund të operojë edhe nëse anëtarët e saj nuk janë konfirmuar ende nga Asambleja Kombëtare. Pikërisht për shkak të kësaj veçorie, Francois Mitterrand e përshkroi Republikën e Pestë si jodemokratike, duke e cilësuar në vitin 1964 si një “grusht shteti i përhershëm.”

Logjika pas kësaj veçorie kushtetuese qëndronte në detyrimin e popullit francez për të zgjedhur një parti dhe, nëse zgjedhja nuk do të ishte e qartë, presidenti ka autoritetin – dhe detyrën – për të ruajtur rendin dhe stabilitetin. Si zgjedhjet e qershorit për Parlamentin Europian, ashtu edhe zgjedhjet e përgjithshme në Francë treguan se votuesit francezë e kishin të pamundur ose nuk donin të bënin një zgjedhje të qartë. Për rrjedhojë, ata i dhanë Macronit hapësirën e duhur për të mënjanuar si ekstrimistët e djathtë, ashtu edhe koalicionin e majtë, duke u bashkuar koalicionin e tij me republikanët e traditës së de Gaulle-it.

Macron u kritikua gjerësisht për mbajtjen e zgjedhjeve pak kohë pas fitores së Tubimit Kombëtar në zgjedhjet europiane. Por, e njëjta parti përfundoi e treta, ndërsa partitë e tjera de-fakto e kanë mbështetur strategjinë e presidentit francez, duke mos kërkuar një mocion mosbesimi ndaj kryeministrit së caktuar nga Macron, Michel Barnier.

Një situatë e ngjashme ndodhi në Francë gjatë protestave historike të majit 1968, të cilat thuajse e përmbysën de Gaulle-in – të paktën kështu u duk – vetëm për t’i dhënë atij mundësinë që të rikthehej me një Asamble Kombëtare të re. Duhet theksuar se këto protesta shpërthyen në kulmin e shtetit social në Francë, kur standarti i jetesës ishte më i lartë se kurrë më parë.

Ndaj, në retrospektivë mund të themi se ka një argument të fortë në favour të diktaturave të ndriçuara. Franca është me fat që ka një kushtetutë, e cila lejon pezullimin e pjesshëm të demokracisë parlamentare. Imagjinoni se ç’do të ndodhë në Gjermani, kur të mos ketë mundësi për formimin e një qeverie pa përfshirë të djathtën ekstreme.

Ndonëse nuk bie dakort me politikat e Macronit, unë e respektoj reagimin e tij të shpejt ndaj rritjes së dukshme të ekstremistëve të djathtë në zgjedhjet e verës. Vendimi i tij për të shpërbërë parlamentin ishte padyshim i rrezikshëm, por ishte ia vlente të merrej. Fashizmi i ri duhet luftuar me urgjencë dhe forcë kudo që shfaqet.

Marine Le Pen dhe partisë së saj iu mohua fitorja në raundin e dytë, ndërsa CNN e përshkroi kështu rezultatin: “Basti i Macronit i la ekstremistët e djathtë jashtë pushtetit, por e zhyti Francën në kaos.” Kjo, sepse Macron dhe Jean-Luc Melenchon (figura kyçe e frontit të majtë francez), janë aq larg njëri tjetrit në bindje dhe ide, saqë çdo marrëveshje dukej e pamundur. Vendi dukej i destinuar të përjetonte një periudhë të gjatë paqëndrueshmërire dhe lëvizjesh dredharake kundër të majtës.

Por, përkundrazi, Franca nuk është zhytur në kaos. Të paktën për momentin, basti i Macronit ka rikthyer një lloj normaliteti. Dikush do të pyesë nëse një parlament i pazgjedhur me votë mund të funksionojë për një kohë të papërcaktuar, ndërsa të tjerë do të përgjigjen, “Përse jo?” Është padyshim më i parapëlqyer se sa një parlament i bllokuar, kriza politike afatgjata, apo kaos social dhe ekonomik.

Nëprmjet pezullimit  de fakto  të pjesshëm të demokracisë, presidenti francez Emmanuel Macron la jashtë pushtetit të djathtën ekstreme, ndërsa riktheu stabilitetin. Për këtë, ai meriton mbështetje dhe përgëzim. Me neo-fashizmin në rritje kudo në botë, masa të ngjashme mund të jenë të nevojshme edhe në vende të tjera. Siç shkruante filozofi Jon Elster në vitin 2020, “Thënien e vjetër se demokracia është në rrezik, mund ta përmbysim dhe të themi se vetë demokracia është rreziku. Të paktën, në formën e saj populiste afatshkurtër.” /Përgatiti në shqip për TemA, Bjorn Runa

1 Komente

  1. P
    Putini

    Ky i pjerdhuri nga trute le te merret me mire me filozofi se nuk i prish pune njeriu, se kur flet per politike duket sikur pjerdh nga goja

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje