Shtëpia e Bardhë hap zyrën për t'iu përgjigjur pandemive të reja të mundshme 

21 Korrik 2023, 22:25Bota TEMA
Shtëpia e Bardhë hap zyrën për t'iu përgjigjur

Shtëpia e Bardhë ka hapur një zyrë që do të përgatitet dhe do t’i përgjigjet pandemive të reja të mundshme dhe do të drejtohet nga kirurgu i ushtrisë Paul Friedrichs, një gjeneral në pension i Forcave Ajrore të SHBA, i cili ndihmoi në përgjigjen e Pentagonit ndaj Covid-it, raportoi Reuters.

Zyra do të jetë e pajisur me teknologjinë më të fundit për t’iu përgjigjur kërcënimeve dhe patogjenëve biologjikë të njohur dhe të panjohur.

Biden njoftoi se Friedrichs do të jetë drejtor i zyrës.

Friedrichs është aktualisht Asistent Special i Presidentit dhe Drejtor i Agjencisë Globale të Sigurisë Shëndetësore dhe Mbrojtjes Biologjike në Këshillin e Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë.

Shtëpia e Bardhë pritet të reduktojë ekipin e saj të reagimit ndaj Covid pasi qeveria amerikane përfundoi gjendjen e saj të jashtëzakonshme në maj.

Në shtator të vitit të kaluar, Biden tha se ai beson se pandemia e koronavirusit ka përfunduar në SHBA.

1 Komente

  1. t
    tipidhecufo

    I duhet gjetur pune kesaj zyre! Si dikur spiunet qe shpiknin armiq edhe ata qe shanin domatet dhe mollet neper rradha

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje