Shtëpia e Bardhë publikon foton, Trump ndjek operacionin ushtarak në Iran

28 Shkurt 2026, 21:31Bota TEMA
Shtëpia e Bardhë publikon foton, Trump ndjek operacionin ushtarak

Shtëpia e Bardhë ka shpërndarë një fotografi ku shfaqet presidenti amerikan Donald Trump, së bashku me sekretarin e Shtetit Marco Rubio dhe zyrtarë të tjerë të lartë, ndërsa ndjekin nga afër operacionet ushtarake të Shteteve të Bashkuara në Iran.

Në përshkrimin e fotos thuhet: “Presidenti Donald J. Trump ndjek operacionet ushtarake amerikane në Iran: Operacioni ‘Furia Epike’, 28 shkurt 2026”.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, ka dhënë më shumë detaje mbi veprimet e presidentit pas sulmeve ndaj Iranit. Ajo bëri të ditur se Trump ka zhvilluar biseda telefonike me udhëheqësit e Arabia Saudite, Katar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, si dhe me sekretarin e përgjithshëm të NATO, Mark Rutte.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme janë raportuar sulme ndaj bazave ushtarake në Bahrein, Katar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, teksa Irani ka ndërmarrë këto veprime në formë hakmarrëse pas sulmeve të kryera nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli, duke rritur ndjeshëm tensionet në rajon.

1 Komente

  1. K
    Kush do merr pjes nē varim nga udhēheqēdit e huaj

    Ēshtē pozitive qē çdo veprim ushtsrak amerikan i ndērmar, shihet me pērgjegjēsi dhe domosdoshmēri pēr tu kryer, por njē sulm nga tē gjitha anēt njēkohēsisht, do bēnte qē regjimi Iranian tē bindej pēr tē mos vazhduar rezistenc.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje