Dy shtetas kinezë të kapur duke luftuar kundër Ukrainës thanë gjatë një konference për shtyp se ishin “ushqyer me gënjeshtra” nga Rusia dhe se forcat e Vladimir Putin nuk ishin aq të forta sa pretendonin.
Ushtarët, Wang Guanjung dhe Zhang Renbo u kapën duke luftuar për Rusinë në Ukrainën lindore në fillim të këtij muaji.
Të lidhur me duar dhe të veshur me veshje ushtarake në një konferencë të organizuar nga Ukrinform, agjencia kombëtare e lajmeve ukrainase, dyshja thanë: “E gjithë Rusia na ka ushqyer me gënjeshtra.
Rusia nuk është aq e fortë sa pretendojnë dhe Ukraina nuk është aq e prapambetur sa thonë ata.”
Zhang dhe Wang thanë se ishin zënë rob menjëherë pasi arritën në vijën e frontit dhe nuk kishin vrarë asnjë trupë ukrainase.
Presidenti Zelensky kërkoi që Pekini të shpjegonte pse ushtarët kinezë, po luftonin për Rusinë.
Të dy ushtarakët theksuan se nuk po luftonin në emër të Kinës dhe nuk kishin lidhje me autoritetet shtetërore kineze, por ata u rekrutuan si mercenarë përmes reklamave në internet.
Wang tha se ai ishte rekrutuar përmes një reklame në TikTok.
Ai u tha gazetarëve se më pas udhëtoi përmes autobusëve për në Kazan në Rusinë jugperëndimore, përpara se të kalonte nëpër Rostov-on-Don dhe të hynte në rajonin Donetsk të Ukrainës lindore, ku u regjistrua në ushtri me z. Zhang.
Ndërsa Zhang u tha gazetarëve se ishte në Rusi si turist kur vuri re një reklamë me ofertën prej dy milionë rubla (18,400 £) dhe vendosi të regjistrohej.
Të pyetur për kushtet brenda kampeve ruse, të burgosurit kinezë përshkruan mungesën e ujit dhe energjisë elektrike.
Zelensky tha javën e kaluar se kishte të paktën 155 shtetas kinezë që luftonin për Rusinë, një pretendim që Pekini e ka hedhur poshtë si “të papërgjegjshëm”.
Kina mohon që një numër i konsiderueshëm i qytetarëve të saj të shërbejnë në forcat e armatosura ruse, duke thënë se i këshillon shtetasit që “të shmangin pjesëmarrjen në operacionet ushtarake të çdo pale” dhe është një “mbështetës i vendosur” i paqes në Ukrainë.
E paskan bere reklamen ne favor te kievit dhe perendimit! Nje arsye me shume per t'na shitur si lajm! Pallavra te tilla shkruajn perdite, debilat gani artan putana dhe cenosuma me emra te ndryshem!
Po mirë po, çfarë qëllimi ka ky komenti yt?
Ua bere gojoren muzhikeve sot?Ti do jesh ai qe ia fshin Putanes me Gjethe Fiku.A te qifte Shvejku bythen qe ta kane bere si koke dushi
ok dhe intervista tregon që këta të dy,të kapur rob,nuk kanë lidhje me shtetin kinez!një angazim personal,privat,mund ta quajmë normal!!ka njerëz që i janë bashkuar të dy krahëve!shkaqet janë të ndryshme,ideollogjike,patollogjike,financiare!!për këto veprime nuk mund të mbajë përgjegjësi shteti!sidomos kur ai vetë nuk bën propagandë për ti nxitur shtetasit e tij për të marrë pjesë në një luftë ku vetë shteti qëndron neutral!!
Mos ca na thate. Na merzitet Hajriun dhe Mustafah tani.
Mbi 10 milion ukrainas te ikur nga vendi i shkaterruar e afro 1/3 e tij e pushtuar nga ruset e akoma vazhdojne keto publicitete qesharake nga ata qe e futen kete vend ne qerthullin e shkaterrimit !
Po nuk ishte ai ne kembe para dy muajve Korean Verior?? Pederasti zhelenks e ka memorien shume te demtuar nga mielli she ato qe fut ne s•••
Kur te mbaroje lufta nuk do egzistoje Ukraina
Akoma me kete propogand ju Kina po te donte conte 1milion dhe spyste njire Jo te dergonte dy budallenj
Çuditem me të gjithë këta pro-rusët që me të vërtetë janë pak si shumë! Mund të kuptoj një ose dy idiotë, po nga pikpamja statistikore numri është tepër i lartë dhe kjo duhet të merret me seriozitet nga ministria e shëndetësisë. Megjithatë ndoshta e kam gabim dhe është vetëm perversion sadomazokist dhe këtyre i pëlqen të torturohen dhe copëtohen nga "miqtë" rusë.
Na mbytën mercenarët rusë me komente!
Keta putanat e Putanes,o shkodran,jane disa kategori,mos u habit. Pervec kopilave te muzhikeve e nostalgjikeve te BS-se,jane trapistat ne Amerike e shqupistat ne Shqiperi. Domethene eshte nje amalgame "te majtesh" e "te djathtesh",por njesoj bastarde.
Fitorja e popullit të Ukrainës , me në krye presidentin Volodimir Zelenski , e ndihmuar nga vendet demokratike dhe paqedashëse të Evropës perëndimore është e sigurt. Ukraina është një kala e pathyeshme të cilën nuk e trembin dot superfuqite që bëjnë plane për t'a ndarë atë sipas interesave të tyre . Popujt e mbarë botës shohin tek udhëheja e Ukrainës me në krye presidentin Zelenski fanarin ndriçues të qëndresës kundra komunizmit Ruso-Kinez dhe imperializmit Amerikan.