Si po e ndryshon Gaza imazhin e Izraelit/ Përplasjet e Netanyahut me liderët botërorë

20 Gusht 2025, 14:44Bota TEMA
Si po e ndryshon Gaza imazhin e Izraelit/ Përplasjet e Netanyahut me

Ministri i Punëve të Brendshme të Australisë, Tony Burke, iu përgjigj pak më parë komentit të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për kryeministrin australian Anthony Albanese, ku e quante atë “politikan i dobët”, duke thënë: “Forca nuk matet me numrin e njerëzve që mund të bombardoni ose numrin e fëmijëve që mund t’i lini të uritur”.

Konflikti në Gaza po sjell jo vetëm viktima civile, por edhe një përplasje të hapur diplomatike mes Izraelit dhe udhëheqësve botërorë. Kohët e fundit, një sërë shtetesh e kanë ngritur tonin, duke kërkuar armëpushim të menjëhershëm ose njohjen e Palestinës si shtet. Përballë këtyre thirrjeve, Benjamin Netanyahu ka zgjedhur të replikojë me tone të ashpra dhe shpesh justifikuese. Por pyetja që ngrihet është: A mund të jenë të gjithë këta liderë në gabim, apo thjesht situata në Gaza është tepër e qartë për t’u mohuar?

Presidenti francez, Emmanuel Macron, deklaroi pak ditë më parë se strategjia e Izraelit në Gaza është “fatale dhe e dështuar”, duke propozuar një koalicion ndërkombëtar nën OKB për stabilizimin e rajonit. Ai paralajmëroi gjithashtu njohjen formale të shtetit palestinez në OKB.

Reagimi i Netanyahut ishte i menjëhershëm, duke e akuzoi Macronin se po “ushqen antisemitizmin” dhe se po legjitimon Hamasin. Diplomacia franceze reagoi duke e quajtur akuzën “të turpshme dhe mashtruese”.
Kancelari gjerman, Friedrich Merz, shpalli pak javë më parë ndalimin e eksporteve të armëve drejt Izraelit që mund të përdoren në Gaza – një akt që shënoi një “ndryshesë epokale” në politikën gjermane.

Netanyahu u përgjigj e tha se “Gjermania po shpërblen terrorin” dhe paralajmëroi se kjo do të dëmtojë marrëdhëniet mes dy vendeve.

Vetëm një ditë më parë, Kryeministri Australian, Anthony Albanese, kërkoi armëpushim të menjëhershëm, duke e cilësuar gjendjen në Gaza si “tragjedi humanitare”.

Kryeministri izraelit e quajti Australinë “tradhëtare” dhe njoftoi anulimin e disa vizave diplomatike për përfaqësues australianë.

Po ashtu, Norvegjia, Irlanda, Spanja kanë ndërmarrë hapa të fortë drejt njohjes së Palestinës si shtet, duke e cilësuar këtë si “hapi i vetëm për paqe të qëndrueshme”, ndërsa shefi i qeverisë izraelite e ka  denoncuar vendimin si “shpërblim për terrorizmin” dhe thirri ambasadorët e këtyre vendeve në Tel Aviv për sqarime.

Nga ana tjetër, nga Brukseli është shtuar presioni për 'humanitarian pause' (pushim humanitar), ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, tha se “skena në Gaza është jashtë çdo kufiri njerëzor”. Netanyahu e akuzoi OKB-në për “përhapje gënjeshtrash të Hamasit”.

Po ashtu, e gjithë bota ka reaguar lidhur me planin e fundit të qeverisë së Tel Avivit për t'u futur me trupa dhe për ta pushtuar Gazën.

Përballë kësaj panorame, pyetja është e thjeshtë: a mund të jenë gabim Macron, Merz, Albanese, Guterres, qeveritë skandinave dhe shumë të tjerë që kërkojnë paqe e drejtësi?
Netanyahu vazhdon të përdorë gjuhën e sulmit dhe të akuzës, duke e paraqitur çdo kritikë si akt armiqësor ndaj Izraelit. Por pamjet e ditës – fëmijë të vrarë, spitale të shkatërruara, qindra mijëra refugjatë – janë të qarta dhe të padiskutueshme.

Ndërkohë që liderët ndërkombëtarë flasin për armëpushim dhe njohje të Palestinës, Netanyahu shihet më shumë duke justifikuar dhe jo duke reflektuar. Dhe në këtë kontrast, gjithnjë e më shumë, opinioni publik global duket se e ka të qartë: ajo që ndodh në Gaza nuk është më një debat politik, por një krizë humanitare që nuk mund të mohohet dhe duhet të ndalojë menjëherë./ Përgatiti N. Lapardhaja

5 Komente

  1. 5
    50 për 1

    Ish-shefi i inteligjencës izraelite e quajti vrasjen e mbi 50,000 palestinezëve, 'përfshirë fëmijët' 'të nevojshme' Aharon Haliva, ish-kreu i inteligjencës ushtarake izraelite, tha në një regjistrim audio të rrjedhur se për çdo viktimë më 7 tetor 2023, pesëdhjetë palestinezë duhej të vdisnin, "edhe nëse ishin fëmijë". Ai e përshkroi numrin e të vdekurve në Gaza, për të cilin ai tha se tejkaloi 50,000, si "të nevojshëm" për të përcjellë një mesazh për brezat e ardhshëm. Në regjistrim, Haliva gjithashtu i referohet Nakba e vitit 1948 dhe thotë se palestinezët duhet të durojnë një katastrofë të tillë "herë pas here". Regjistrimi, i publikuar nga Channel 12 i Izraelit, thuhet se është bërë muajt e fundit. Channel 12 raporton se bëhet fjalë për një fragment të bisedave me Haliva, por nuk zbulon se me kë ka folur. Është interesante se deklaratat e Halivës pranojnë në mënyrë implicite shifrat e autoriteteve shëndetësore të Gazës, të cilat shpesh kontestohen nga qeveria izraelit. Hamasi dënoi deklaratat, duke thënë se regjistrimi konfirmon se "krimet kundër popullit tonë janë rezultat i vendimeve të nivelit të lartë dhe politikave zyrtare të udhëheqësve të armikut". Haliva u përgjigj se këto deklarata janë bërë pas dyerve të mbyllura dhe se fragmentet "nuk pasqyrojnë situatën në tërësinë e saj". Ish-kreu i inteligjencës ushtarake dha dorëheqjen në prill 2024 për shkak të "përgjegjësisë së tij drejtuese" pas sulmeve të Hamasit më 7 tetor 2023.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vdekje Hamasit

      Pastrim i Gazes nga terroristet do behet. Te gjithe Hamasistat do zhduken nga faqja e dheut, mos kini asnje dyshim. Cfaredo profesioni qe te kene "gazetar", "mjek", "shofer", "imam", "infermier", "mesues", "guzhinier'", "minator", "valltar" apo "qaraman", te gjithe do kene te njejtin fund, do shkojne te 72 virgjereshat... Pastrim i Gazes nga terroristet do behet, te jeni te sigurte, Gaza do pastrohet nga terroristet e Hamasit dhe nga gjithe perkrahesit e tyre, do apo s'do ti, ai, ajo, ne, ju, ata, ato dhe gjithe shpura e ndyre antinjerezore hamasiste dhe pro-hamasiste. Nese te gjithe arabet e Gazes jane perkrahes te Hamasit, te gjithe do largohen prej andej. Mos kini asnje dyshim. Izraeli dhe bota nuk do mund te duroje me njerezit e zinj ne shpirt, te koheve te zeza te historise, qe te vazhdojne te krijojne panderprerje lufte dhe krime ne gjithe rajonin. Popullsia arabe ne Gaza eshte sociopate, krejtesisht e trushpelare. Kur nje i cmendur krijon probleme, ai izolohet. Kur i cmenduri eshte i rrezikshem per shoqerine ai eleminohet!

      Përgjigjjuni
      1. q
        qe te kuptosh

        O 50 leksh, a u pushtua Gaza? A na e shpjegoni dot nese eshte pushtuar sot Gaza nga Izraeli? Po apo jo? Nese ti do thuash PO (qe me siguri kete ke ne mendje, por mund ta nderrosh sapo te lexosh fjaline time te meposhtme), atehere kjo do te thote se perpara 7 tetorit 2023 Gaza NUK ISHTE E PUSHTUAR! Sepse nuk mund te pushtosh nje vend qe ka qene i pushtuar, apo jo. Pra Gaza nuk ka qene e pushtuar dhe tani u pushtua! Zgjidhni e merrni o trupeshket pro-Hamas, he si do e thoni!? Jo po Gaza ka qene "burg i hapur" jo po kontrollohet nga toka, ajri dhe deti, jo po terci e verci... Gaza ka qene nje territor krejtesisht nen administrimin e arabeve, qe nga 2005! Arabet e Gazes deshen dhe ja dhane pushtetin nazi-islamisteve te Hamasit! Gaza ka qene e kontrolluar me kufij tokesore jo vetem nga Izraeli, por edhe nga Egjypti. Perse beni sikur e harroni kete mor Maskarenj-Budallenj!? Muri rrethues i Egjyptit eshte 3 here me i larte se muri i Izraelit dhe per ndryshim nga Izraeli, ku para 7 tetorit 2023 me mijra gazjane kalonin kufirin dhe futeshin ne Izrael per pune ditore me leje-kalimi, ne Egjypt gazjanet e kishin plotesisht te ndaluar te kalonin kufirin. Nuk e dinit!? Epo jeni te grupi i BUDALLENJVE, qe s'dini asgje! E dinit, epo jeni te grupi i MASKARENJVE qe beni sikur e harruat! Izraeli kontrollonte hapesiren ajrore dhe detare te Gazes!? Po natyrisht, eshte afermendsh. Pse ju kujtoni se nuk e dinin izraelitet ate qe benin hamasistet ne Gaza? Natyrisht do perpiqeshin te ndalonin armet dhe armatimet, kete do e bente cdo shtet ne bote, nese do kishte fqinj nje vend TERRORIST dhe KRIMINAL. Apo ju rren mendja se nuk do e benin dhe te tjeret!? E prape se prape, nga Gaza per 18 vjet hidheshin raketa drejt qyteteve te Izraelit, vetem ne 2024-n jane hedhur 34 mije raketa! E megjithate ne Gaza u futen nepermjet tyneleve armatim nga Irani dhe u ndertuan tynele ushtarake ne nje rrjet prej 500km! Mbas Masakres Gjenocidale te 7 tetorit cdo gje mori fund! Nuk ka me asnje shprese per arabet e Gazes qe ti shpetojne ndeshkimit. E keni degjuar fjalen AMALEK qe tha Netanjahu ne 8 tetor 2023? Interesohuni cfare kuptimi ka dhe do kuptoni! Nderkohe Judea - Samaria (i ashtuquajturi Bregu Perendimor) eshte i CLIRUAR nga Izraeli, pas pushtimit jordanez (1948-1967)! Thjesht brenda kesaj zone, ka disa enklava ku banojne arabet, te cilet vetqeverisen. Kjo zone arabe perben vetem 18% te Judea-Samarias. 82% e kesaj zone eshte nen administrim te plote te Izraelit dhe banohet nga izraelitet. Thjesht pritet casti i duhur qe edhe zyrtarisht te shpallet sovraniteti i plote i Izraelit ne kete zone!

        Përgjigjjuni
      2. A
        Albania-Israel brotherhood

        Nakba nuk ka te beje aspak me kete shpjegimin se na qenka "largimi me force i 700 mije arabeve...". Nakba do te thote Fatkeqesi (katastrofe) dhe i referohet HUMBJES SE MADHE qe pesuan forcat ushtarake arabe ne luften kunder Izraelit ne 1948-n! Ishte me te vertete nje KATASTROFE ushtarake ajo qe pesuan arabet. 5 shtete te fuqishme ushtarakisht si Egjypti, Jordania, Siria, Iraku, Libia me ndihmen e Arabise Saudite, Marokut, Jemenit dhe te vete Britanise, luftuan kunder nje shteti te sapoformuar me me pak se 1 milion banore. Ushtria Mbrojtese e Izraelit (IDF) ishte formuar nga ish partizanet antifashiste hebrenj, qe kishin luftuar kunder fashizmit gjate Luftes II Boterore. Kjo ushtri patriotike me pervojen e luftes partizane, u armatos me armet qe ja dha Cekosllovakia (pra Blloku Lindor komunist). Te gjithe udheheqesit e shtetit te ri dhe te ushtrise se Izraelit ishin Majtiste (komuniste dhe socialiste), ishin zioniste sekulare (dmth atdhetare jo-fetare). Sidoqofte IDF-ja kishte nje armatim te pakte, thuhet se per 3 ushtare kishte vetem 1 pushke, por kishte pervoje ushtarake dhe force shpirterore! Kjo ushtri, i mundi ushtrite e mireorganizuara arabe, qe madje drejtoheshin nga oficere britanike! Te humbasesh ne kete forme natyrisht qe eshte Fatkeqesi e madhe, nakba e cfare nakba se! Sa i perket 700 mije arabeve, nuk eshte e vertete se "u debuan nga grupet e armatosura hebraike" sic shkruan gazekari pro-hamasist ne kete shkrim. Natyrisht qe gjithmone kur ka lufte, ka edhe levizje te popullatave per t'u shpetuar luftimeve, por sipas dokumentave te padiskutueshme historike, shumica e arabeve jane larguar nga banesat e tyre me urdher te Ushtrive arabe, me konceptin : largohuni nga shtepite, sa te mbarojme pune shpejt e shpejt me hebrenjte dhe pastaj kthehuni prape ne vendin e pastruar tashme! Askujt nuk i shkonte mendja se arabet me ushri te mirearmatosur, 5 shtete bashke, do e humbnin luften!! Po ja qe e HUMBEN arabet luften dhe i humburi paguan cmimin e luftes. Pasi e humben luften te larguarit nuk do kishin me asnje te drejte te ktheheshin ne shtepite qe lane pas. Nje pjese tjeter e arabeve, banore te ish Mandatit Britanik, bashkepunuan dhe luftuan bashke me ushtrite arabe qe sulmuan Izraelin, keshtuqe pas humbjes as qe e conin ne mendje te ktheheshin aty ku kryen krime dhe gjenocid kunder hebrenjve. Nderkohe pati popullsi arabe aty, qe as u largua dhe as bashkepunoi me agresoret arabe. Kjo popullsi nuk levizi nga shtepite e veta, nuk "u perzu nga grupet e armatosura hebraike" dhe vazhdon jeton edhe sot atje. Ne 1948 ishin rreth 150 mije arabe, qe mbeten brenda shtetit te 1948-s, sot ata jane rreth 2 milione arabe, banore dhe shtetas me pashaporte izraelite, me te gjitha te drejtat ne Izrael dhe qe quhet arabo-izraelite! Ndersa ata 700 mije arabet qe u larguan nga shtepite e tyre u vendosen ne Bregun Perendimor (Judea-Samaria) dhe ne Gaza. Bregu Perendimor u pushtua ne 1948 dhe mbeti i pushtuar nga Jordania deri ne 1967, ndersa Gaza u pushtua ne 1948 dhe mbeti e pushtuar deri ne 1967 nga Egjypti. Nderkohe per shkak te Spastrimit Etnik qe bene vendet arabe ndaj hebrenjve ne vendet e tyre gjate kesaj kohe, u perzune nga vendet arabe dhe aziatike me shume se 990 mije hebrenj, te cilet u vendosen ne shumice ne Izrael dhe perbejne ate pjese te popullsise qe quhen Mizrahi (rreth 50% e popullsise se sotme te Izraelit). Nderkohe popullsia hebreje e ardhur nga Evropa quhen Ashkenazi (rreth 40% e popullsise se sotme te Izraelit). Ndersa 10% te popullsise hebreje te Izraelit te sotem e perbejne hebrenjte e vjeter, qe nuk jane larguar asnjehere nga Izraeli-Judea, as ne kohet romake, qe quhen Yishuvi. Por ka nje ndryshim, shume shume shume te madh midis arabeve te zhvendosur dhe hebrenjve te zhvendosur.. Hebrenjte qe jetonin me shekuj ne vendet arabe nuk kishin bere asnje te keqe, nuk kishin sulmuar dhe nuk kishin vrare askend ne vendet ku jetonin. Ata u perzune me dhune vetem se ishin hebrenj, per asnje arsye tjeter. Por por nga ana tjeter, ne 1948, kur Izraeli shpalli pavaresine, te gjithe arabet brenda dhe jashte Izraelit, ju versulen shtetit te sapokrijuar per ta shkaterruar dhe per ti vrare hebrenjte. Arabet nisen sulmin kunder Izraelit, ishin FAJTORE per krime dhe gjenocid. Por e humben luften!!! Kur fillon nje lufte dhe pastaj e humb, a i dini pasojat? Arabet deshen te vrisnin dhe te perzinin hebrenjte dhe e humben luften, e moren kembet me vete dhr u largoan ne Gaza e ne Bregun Perendimor. Keto dy zona ishin nen PUSHTIMIN e Jordanise dhe Egjyptit. Kuptuat? Ne 1967 prape arabet sulmuan, filluan luften. Por prape humben dhe kur humb luften, humb edhe territorin qe ke pushtuar. Keshtu u CLIRUA Bregu Perendimor, Jeruzalemi dhe Gaza. Kuptuat? Ky eshte ligji i luftes : kur sulmon dhe humbet, do perballesh me pasojat. Gjermania Naziste, pasi humbi Luften e Dyte Boterore humbi 1/3 e territorit dhe vetem nga Polonia u larguan 12 milione gjermane. 12 milione …!

        Përgjigjjuni
        1. M
          Make Gaza Jewish again

          Gaza eshte Riviera e bukur turistike e Izraelit. Shpresoj qe per 2-3 vjet te bej pushimet aty!

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje