Sllovakia dhe Hungaria kanë akuzuar Ukrainën se po e ndalon qëllimisht kalimin e naftës ruse përmes naftësjellësit “Druzhba”, dhe kërcënojnë me ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike dhe ndihmat e Bashkimit Europian.
Për disa javë me radhë, nafta ruse nuk ka rrjedhur më përmes Ukrainës drejt Sllovakisë e shkak për këtë, thuhet të jetë bërë dëmtimi i tubacioneve të “Druzhba”.
Kjo nuk e bind kreun e ekzekutivit sllovak, Robert Fico, i cili e paralajmëroi Kievin se do të përballet me ndërprerjen e furnizimeve me energji elektrike nëse nafta ruse nuk rikthehet në tubacionet e Ukrainës. Edhe kryeministri hungarez, Viktor Orban, ka bërë kërcënime të ngjashme.
Hungaria dhe Sllovakia janë dy furnizues kryesorë të energjisë elektrike për Ukrainën, duke mbuluar një pjesë të madhe të nevojave urgjente për energji, të cilat janë kritike pas sulmeve masive ruse ndaj infrastrukturës energjetike ukrainase. Kjo ka bërë që kërcënimi për ndalimin e furnizimeve të shkaktojë tensione të mëdha në rajon.
Vetë Kievi reagoi ashpër duke i kërcënuar të dyja shtetet e BE-së për shantazh dhe provokim. Ministri i Jashtëm ukrainas, Andrij Sybiha, ka theksuar se kërcënimet për të ndërprerë furnizimin me energji janë të papërgjegjshme, veçanërisht në një kohë kur Ukraina është duke u përpjekur të rimëkëmbë infrastruktura e shkatërruar nga sulmet ruse.
Sybiha e ka cilësuar këtë si një kërcënim ndaj sigurisë energjetike të të gjithë rajonit. Sipas tij, autoritetet në Budapest dhe Bratislavë duhet të drejtojnë ankesat e tyre drejt Kremlinit dhe jo Kievit, duke theksuar se dëmtimi i tubacioneve të “Druzhba”-s është pasojë e sulmeve ruse dhe që puna për riparimin e tij po vazhdon, pavarësisht sulmeve me raketa.
ne ket gje tamam qe eshte me i rende bishti se sqepari. prijauni energjine dhe te shohesh si vjen nafta ne vend qofje kjo ruse apo aliene.
Po "fiksi" po ashtu eshte vetem se nuk e ke idene se kush eshte bishti dhe kush sqepari dhe kush eshte dora qe leviz bishtin dhe sqeparin . Dy shtete te BE qe po tu pritet fluksi i fondeve te BE kthehen ne epoken kur ishin nen ombrellen e bashkimit sovjetik , epok ku te hanin tre here ne dite ishte luks i papare. Kesaj i thone : u ngriten kembet ti bien kokes.
dhe dikush thotë se "rusia nuk ka takat të sulmojë europën"! e kam shpjeguar disa herë se "napoleoni nuk shkoi deri në moskë vetëm me francezë", se "roma nuk pushtoi gjysmën e botës me romanë", se "mongolët nuk e krijuan perandorinë vetëm me mongolë"!duke u përçarë europa,krijohen aleanca të reja me rusin,me a pa dashje!!sa më shumë si këta bullarët ti afrohen xhuxhit aq më e dobët bëhet europa,e më e fortë muzhikëria!!
Cdo veprim ka edhe kunderveprim, nuk mund te rrenohen keto dy shtete apo te tjera ne Evrope se do Zhelja dhe kurvat e tjere ne Ukaraine. Cfare prisni nderpritini energjine dhe cdo gje tjeter qe lidhet me kete shtet kellire dhe hajdut.
Tamam moj bythë, tamam.