BE “dorëzohet” për Bordin e Paqes? Diplomatët europianë takohen me të besuarin e Trump, çfarë pritet të diskutohet

23 Shkurt 2026, 11:25Bota TEMA
BE “dorëzohet” për Bordin e Paqes? Diplomatët

Ngurrimi fillestar i BE-së për nismën e Donald Trumpit, ia lë vendin pranimit: Diplomatët më të lartë të bllokut takohen sot në Bruksel me Nikolay Mladenov, një ish-politikan bullgar i emëruar nga presidenti amerikan për menaxhimin e këtij organizmi.


Takimi do të përfshijë shefen e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, dhe ministrat e jashtëm të 27 shteteve të bllokut. Mes temave të tjera në diskutim pritet të jetë edhe fundi i luftës në Ukrainë, si dhe mundësia e vendosjes së sanksioneve të reja ndaj Moskës.

Po ashtu, përtej Detit Mesdhe, BE ka lidhje të thella me Izraelin dhe palestinezët, duke luajtur një rol të rëndësishëm në mbikëqyrjen e situatës në rajonin e Rafah dhe duke qenë donatori kryesor për Autoritetin Palestinez.

Një nga çështjet që ka krijuar ndarje ndërmjet kryeqyteteve të BE-së është ajo e bashkëpunimit me Bordin e Paqes të udhëhequr nga Trump. Teksa një pjese e vendeve anëtare të unionit e mbështesin mandatin e Kombeve të Bashkuara në Gaza, të tjerë janë më skeptikë për këtë qasje.

Anëtarët e BE-së, Hungaria dhe Bullgaria, janë anëtarë të plotë të bordit, ashtu si edhe vendet kandidate të BE-së, Turqia, Kosova dhe Shqipëria. Në takimin inauguruese të Bordit të Paqes që u mbajt në Uashington, dymbëdhjetë shtete të tjera të bllokut përfshirë Austria, Kroacinë, Qipron dhe Sllovakinë, dërguan vëzhgues.

Pavarësisht nga refuzimi i disa liderëve si presidenti francez Emmanuel Macron dhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, për të marrë pjesë, kjo e fundit serish dërgoi Komisioneren për Mesdheun, Dubravka Šuica, si vëzhguese.

 

1 Komente

  1. u
    u dhime duke qesh

    Pordha me rigon! Te gjithe do behen anetare te Bordit, pasi OKB-ja tashme ka falimentuar! Pas sjelljes se ndyre pro nazi-hamasiste te OKB-se dhe ku vende te poshtra diktatoriale dhe totalitare "drejtojne" organizma te ndryshme te OKB-se psh per te drejtat e njeriut, apo per te drejtat e grave..., kjo organizate nderkombetare u diskretitua plotesisht! Nderprerja e financimit Amerikan per nje organizate te tille te dhjere si OKB, i dha fund vijueshmerise se saj!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje