Zelensky: Putini ka nisur luftën e tretë botërore

23 Shkurt 2026, 09:00Bota TEMA
Zelensky: Putini ka nisur luftën e tretë botërore

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka filluar luftën e tretë botërore dhe se ai duhet të ndalet përmes presionit të fortë ushtarak dhe ekonomik.

Në një intervistë të zhvilluar gjatë fundjavës me BBC-në, Zelensky ka theksuar se Ukraina jo vetëm që nuk po humb luftën, por do ta përfundojë atë me fitore.

Ai hodhi poshtë çdo ide për të paguar “çmimin” e një armëpushimi të kërkuar nga Moska, nëse kjo nënkupton tërheqjen nga territore strategjike që Rusia nuk ka arritur t’i pushtojë pavarësisht humbjeve të mëdha në njerëz.

“Unë besoj se Putini e ka nisur tashmë luftën e tretë botërore. Pyetja është sa territor do të mund të pushtojë dhe si ta ndalim atë. Rusia dëshiron t’i imponojë botës një mënyrë tjetër jetese dhe të ndryshojë jetën që njerëzit kanë zgjedhur për veten e tyre”, është shprehur ai.

Duke komentuar kërkesat e Rusisë që Ukraina t’i dorëzojë rreth 20 për qind të rajonit lindor të Donetskut, si dhe territore shtesë në rajonet jugore të Khersonit dhe Zaporizhzhias, Zelensky theksoi se çështja nuk është thjesht tokë.

6 Komente

  1. s
    spartak

    Ti mirë e ke, por kur në BE ka plehra si Orbani i magjarëve, Fico i katunarëve e Makarona franceze me mbeturina serbe, harroje se do bëjë gjë BE-ja. Ti mër vlla e ke të keqen se po mban shpresa tek rrernat e xhambazit Trap, që ke 1 vit e spo ke ku e kap. T'ka ra kjo fatkeqësi e ky hall kombëtar në kurriz, por s'ke pse e mban veç vetë personalisht. Shtrohu në popull. A duan me qenë bujkrobët e Putinit e pa atdhe, apo do luftojnë për familjet e vendin e tyre deri në pikën e fundit të gjakut. Nuk kia vend më për asnjë lloj kompromisi. Uroj t'ja dilni vetë, se, për çfarë bëjnë e ndihmojnë të tjerët ajo do shifet e vlerësohet.

    Përgjigjjuni
    1. .
      .

      Taku uturaku ti si duket vjen nga ndonje familje mbreterore. Ik e mbush barkun me buke se ska ngel politika nderkombetare ta beje nje lapangjoz si ty.

      Përgjigjjuni
      1. 2
        22 shkurt 2026

        me ty jam dhe dhe une, ta mbshtes deri ne brez o figure

        Përgjigjjuni
    2. U
      Ukraina po zvoglohet çdo ditē dhe mē shumē

      Zelensky ēshtē i biri Hitlerit.Rusia ka mundēsi ekonomike dhe ushtarake ta fitoj kētē luft ,ndaj e vazhdon, ndērsa Ukraina ēshtē zhytur nē borxhe deri nē fyt, ku pasurit e saja deri nē vitin 2060, tē tjerē shtete i rrēmbejn ( sipas kontratave).Sot ekonomia ukrainēs ēshtē si nē vitin 1890.Kievi ka vrarē shumē nē kētē konflikt, ndaj s'ka paqe pa u vendos flamuri Bashkimit Sovjetik nē zyrēn e çifutit Zelensky

      Përgjigjjuni
      1. D
        Diplomati

        Mafiozi dhe provokator profesionist jep alarmin botës se Putini gjoja ka filluar luften e trete botërore.Edhe mburret se do t'a fitoi luften me Rusine por tërheq vëmendjen e fuqive te medha te marren masa edhe ushtarake kundër saj.Hsjde merre vesh llogjiken e ketij provokator.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Te fala Spartak....... Ngjeles.

          Degjoni komentuesin "Spartak" pa shpate se nuk ha mut kt. Zhelja kerkon te perfshije Evropen dhe Boten ne nje lufte qe e provokoje vete dhe jep alarmin fallco, lufta eshte vetem ne Ukraine dhe Ruasia po merr gjene e vet, deri me tani te ka perlare 120 mije km2 toke, operacioni vazhdon.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje