Sondazhi: 4 nga 5 shqiptarë e refuzojnë dhunën e Berishës në protestë

24 Shkurt 2026, 07:40Bota TEMA
Sondazhi: 4 nga 5 shqiptarë e refuzojnë dhunën e Berishës

4 në 5 shqiptarë apo 80% e tyre refuzojnë protestat e dhunshme të Berishës, sipas sondazhit Zëri i Shqiptarëve në ABC News. Madje, pas me molotovë dhe fishekzjarrëve, nuk i shkon më as gjysma demokratëve, ndaj dhe vetëm 12.2% vijojnë të besojnë se dhuna e doktorit e rrëzon Ramën.

Një sinjal i fortë braktisjeje që doktori e ka kuptuar shpejt, ndaj dhe nga e shtuna në të hënë, zmbrapsi grupet e armatosura drejt selive socialiste.

“Edi Rama do donte t’ja digjnim 5 herë selinë e PS, por e siguroj, kjo nuk do të ndodhë kur do ai. Jo”, tha Berisha.

Por po kaq shqiptarë, mendojnë se Ramaduro ka vdekur. 78% e thonë se vizita e Ramës tek Tramp, rrëzoi legjendat e doktorit me Maduron.

Këtë nofkë, që doktori e ka hequr nga fjalori këto javë, i besojnë po të njëjtët që i shkojnë nga pas në protestat e dhunshme, 12.7%.

I vetmi i izoluar në Tiranë, mbetet Berisha. 50% e shohin si një vetmi personale të doktorit, 14% si izolim dopio, të doktorit që po merr me vete dhe PD.

Kurse 35% të tjerë, refuzimin e ndërkombëtarëve për të takuar Berishën, e shohin si sinjalin më të qartë se Shqipëria nuk po kthen kokën pas nga doktori 83-vjecar, por po ecën para drejt Bashkimit Europian.

Përpara është një tjetër protestë, më 28 shkurt, që doktori e ka paralajmëruar si kryengritjen më të madhe. Por kush e beson?

41% thonë se Berisha ska kauzë, ska asnjë njerëz. 36% ka kauzë, por ska njerëz. Kurse 23%, ka kauzë, por nuk është më i besueshëm kur vetë ai kërkon të luftojë korrupsionin.

Dhe mes vizitës në Uashington tek Tramp dhe molotovëve të vetmisë në Tiranë, PS e Edi Ramës u rrit gjatë javës me 0.7%, kurse PD u rrëzua po me 0.7%. Të dyja brenda marzhit të gabimit, por nëse një PS në mandat të katërt qeverisës po rikthehet në kuotat e zgjedhjeve të fundit të 11 majit, PD pas 13 vitesh opozitë ka humbur 8% të mbështetësve brenda vitit.

Një sinjal i fortë se shqiptarët kësaj radhe në masë, e besojnë vërtet se e shkuara e PD nuk i sjell më të ardhme.

4 Komente

  1. k
    k

    Sepse shqiptarët kanë përparuar 35 vitet e fundit ,kurse shpellari ka mbetur ai që ishte në fshat.

    Përgjigjjuni
    1. X
      Xha

      20% i popullit janë shpellar

      Përgjigjjuni
      1. d
        dsa

        Shoku Mero Gelbaza ky sondash tek PS eshte bere?

        Përgjigjjuni
        1. I
          Igor

          Or Shqipetare te ngrate luftoni per bashkimin e popullit dhe luftoni kunder armikut te mbrendshem pse kei mjaft qe duan tjua marin edhe teritoret ,kurse ju mbeshtesni dikend qe jua shkateroj te gjitha qe ndertuan prinderit e jua me varferi mbeshtesni Berishen qe lufton ta shpetoj vetem veten dhe familjen se ju skeni buk te hani nuk i intereson aspak,se ju largoheni nga vendi aq ma shum pasurohet ai vet pra hiqni dore nga ai dhe te gjith ata antikombetare leni ne vetmi te ngordhin si Qent e rugeve.Vetem keshtu clirohet Shqiperia nga hajdutet.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje