Sunak: Hamas po fshihet qëllimisht mes civilëve duke i rrezikuar ata

19 Dhjetor 2023, 15:05Bota TEMA
Sunak: Hamas po fshihet qëllimisht mes civilëve duke i rrezikuar ata

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak ka folur për konfliktin midis Izraelit dhe Hamasit.

Ai tha se shumë civilë janë vrarë ndërsa i kërkoi Izraelit të vetëpërmbahej, por nga ana tjetër fajësoi veprimet e Hamasit për vrasjen e civilëve.

“Shumë civilë po vdesin. Kjo është ndryshe kur themi se ligji humanitar është shkelur sepse vdekja e çdo civili është tragjedi”, tha Sunak.

I pyetur se kush është përgjegjës për vdekjet e civilëve, ai tha: “Ka dy anë në këtë histori. Izraeli po përpiqet të mbrohet. Nëse një organizatë terroriste e cila po kryen këto sulme po futet qëllimisht brenda popullatës civile, atëherë ata duhet të mbajnë përgjegjësi për këtë.

Izraeli, nga ana tjetër duhet të marrë çdo masë paraprake për të shmangur lëndimin e civilëve, por kjo do të jetë shumë e vështirë nëse organizata që ka shkaktuar vuajtje të panumërta për popullin izraelit fshihet mes civilëve, duke i vënë në rrezik ata qëllimisht.”

 

 

1 Komente

  1. f
    fukaraji

    Hamasi si ushtare ordinere pas sulmit terrorist u fshehen pas brekeve te grave dhe dajperve te femijve kur moren pergjigjen qe duhej dhe me pas ankohen ne oponionin publik se po vriteshin civilet, ata po te ishin burra binin si martir ne shesh te luftes dhe te mendonin mire konseguencat qe do te kishin, lepuj….

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje