VIDEO: Orban i bën Erdoganit dhuratën e pazakontë

19 Dhjetor 2023, 11:37Bota TEMA
VIDEO: Orban i bën Erdoganit dhuratën e pazakontë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, vizitoi Hungarinë të hënën, duke takuar kryeministrin e vendit, Viktor Orban.

Të dy shkëmbyen dhurata pas ceremonisë së takimit dhe përshëndetje me nderime ushtarake për Erdoganin në sheshin historik të Heronjve të Budapestit.

Orban i dhuroi Erdoganit një kale hamshor, të quajtur ‘Aristokrat’.

Nga ana tjetër, udhëheqësi hungarez mori një SUV elektrike ‘Togg’ nga Erdogan.

“Marrëveshja më e mirë që kam bërë ndonjëherë! Për një kuaj fuqi mora 435. Mirë se vini në Hungari president Erdogan!” – tha Orban.

 

Lini një Përgjigje