Synon t’i japë fund edhe luftës në Gaza, zbulohet plani me 5 pika i presidentit Donald Trump

28 Qershor 2025, 11:15Bota TEMA
Synon t’i japë fund edhe luftës në Gaza, zbulohet plani me

Të martën përfundoi lufta 12-ditore mes Izraelit dhe Iranit. Që përpara armëpushimit, duket se SHBA dhe Izraeli janë dakordësuar për një plan të ardhshëm për Lindjen e Mesme.

Kështu raporton gazeta më e madhe izraelite, Israel Hayom, duke iu referuar një burimi me dijeni për një telefonatë vendimtare mes kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu, presidentit amerikan Donald Trump, si dhe sekretarit amerikan të shtetit Marco Rubio dhe ministrit izraelit të strategjisë, Ron Dermer.

Sipas gazetës, Trump dhe Netanjahu duan të arrijnë shpejt marrëveshje të reja paqeje me shtete arabe dhe të përfundojnë sa më parë luftën në Gaza. Një zgjidhje me dy shtete – pra një shtet izraelit përkrah një shteti palestinez – duket se është sërish në tryezën e diskutimeve.

Pas sulmit amerikan ndaj impianteve bërthamore të Iranit, dy aleatët – SHBA dhe Izraeli – kanë rënë dakord për një plan me 5 pika për Lindjen e Mesme. BILD shpjegon pikat më të rëndësishme:

Pika 1: “Luftimet në Gaza duhet të përfundojnë brenda dy javësh,” shkruan gazeta. Presidenti amerikan Trump tha të premten para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë se ai beson “që brenda javës së ardhshme do të ketë një armëpushim në Gaza.”

Sipas Israel Hayom, katër shtete arabe – përfshirë Egjiptin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe – pritet të marrin në dorë administrimin e Gazës, duke zëvendësuar Hamasin. Udhëheqja e mbetur e Hamasit do të dërgohet në mërgim dhe 50 pengjet e mbajtura do të lirohen më në fund.

Pika 2: Disa shtete në mbarë botën do të pranojnë banorë të Gazës që dëshirojnë të largohen. Nuk është bërë e ditur se për cilat vende bëhet fjalë – megjithatë, Trump e ka propozuar këtë ide disa herë më parë.

Pika 3: Marrëveshjet e Abrahamit – marrëveshjet e paqes mes Izraelit dhe disa shteteve arabe – pritet të zgjerohen me përfshirjen e Sirisë dhe Arabisë Saudite. Veçanërisht një marrëveshje me Sirinë, e cila nuk e ka njohur kurrë Izraelin si shtet, do të ishte një hap vendimtar drejt paqes në Lindjen e Mesme. Sipas televizionit izraelit i24, një marrëveshje historike paqeje mes Izraelit dhe Sirisë mund të ndodhë brenda këtij viti, ku Izraeli do të tërhiqej tërësisht nga territori sirian.

Pika 4: Izraeli synon të shprehë gatishmërinë për një zgjidhje të ardhshme të konfliktit palestinez sipas modelit të dy shteteve – por vetëm nëse bëhen reforma në Autoritetin Palestinez që qeveris Bregun Perëndimor.

Pika 5: Sipas Israel Hayom, SHBA do ta njohin pjesërisht kontrollin izraelit mbi Bregun Perëndimor.

Netanjahu duket se e ka konfirmuar pjesërisht këtë raport të enjten në mbrëmje. Në një deklaratë me video për operacionin izraelit kundër Iranit dhe pasojat e tij, ai tha: “Kjo fitore hap mundësinë për një zgjerim dramatik të marrëveshjeve të paqes. Po punojmë intensivisht për këtë,” deklaroi kryeministri.

“Paralelisht me lirimin e pengjeve tona dhe mposhtjen e Hamasit. Kemi një dritare kohe që nuk duhet humbur – asnjë ditë nuk duhet të shkojë dëm.”

4 Komente

  1. S
    Sass

    Ky palla me nga 5 pika e ka planin por piken e 6 me rusin ketu ngele, Putini i tha cope largo duart nga irani ose ta pjerdha biznesin. Tramp ben te fortin me ata qe dine te rrahen

    Përgjigjjuni
    1. g
      ganiu

      A u qifsh në bythë dhe në vesh. Akoma me putanën ti? Mu bëre më idiot se generalisëm Dritan Demiraj, ai idioti që merr vesh nga ushtria.

      Përgjigjjuni
    2. U
      Ujku Plak

      O Sass, o te Qifsha Rusin me gjithe Rexhep Talebanin Erdogan. Po ku e Rruan USA dhe Perendimi per Rusin dhe kush eshte me Rusin, ka ikur Koha kur Lufta behej dhe Fitohej me Numra ( shembull i Fresket Irani 10 Fish i Izraelit) , Lufta behet me Ekonomi per Rrjedhoj dhe Teknologji. Ne Rusi, Turqi, Iran etj…Rreth 5% e Popullsis e ka ne Terezi, pjesa tjeter Jeton ne ma keq se ne Shqiperi

      Përgjigjjuni
      1. B
        Berti

        ZOTI E BEKOFTE DONALD TRUMPIN.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje