
Nga Jacques Attali, Project Syndicate
Tani që Meta dhe YouTube janë gjetur fajtore nga një juri amerikane për shkaktimin në mënyrë të qëllimshme të varësisë te përdoruesit e rinj nëmoshë - duke shkaktuar probleme të shumta të shëndetit mendor - është koha të reshtim së trajtuari vëmendjen njerëzore si një burim të shfrytëzueshëm. Në fakt, ajo është një infrastrukturë kolektive thelbësore për mbijetesën e shoqërive të hapura.
Në shekullin e 21-të, pushteti nuk qëndron më vetëm tek territoret, kapitali apo teknologjia. Ai qëndron në diçka shumë më të vështirë për t'u kapur dhe shumë më të kufizuar: vëmendjen njerëzore. Vendimi i jurisë gjyqësore në një padi civile amerikane, e cila i gjeti Meta-n dhe YouTube fajtorë si shkaktarë të qëllimshëm të varësisë tek përdoruesit e rinj - duke shkaktuar probleme të shumta të shëndetit mendor - është ndoshta vetëm një përplasje e hershme në atë që premton të jetë një luftë e gjatë.
Vëmendja nuk është thjesht një funksion psikologjik; ajo është edhe një funksion biologjik. Neuroshkenca e përkufizon si procesin nëpërmjet të cilit truri zgjedh, rendit sipas prioritetit dhe mban fokusin mbi një pjesë të vogël të informacionit të disponueshëm. Ne jemi gjatë gjithë kohës të zhytur në një stuhi sinjalesh, por vetëm disa prej tyre arrijnë vetëdijen e ndërgjegjshme.
Ky proces filtrimi udhëhiqet nga dy sisteme: një vëmendje e shpejtë, refleksive, "nga poshtë-lart", e nxitur nga risia, frika dhe emocionet; dhe një vëmendje më e ngadaltë, e vetëdijshme, "nga lart-poshtë", që mundëson arsyetimin dhe mendimin strategjik. Çekuilibrimi i këtyre dy sistemeve është vijën e krisjes së qytetërimit modern.
Shoqëritë janë përpjekur për mijëra vjet që të kapin vëmendjen. Oratorët zotëruan retorikën për të ndikuar turmat. Institucionet fetare ngritën rituale dhe ndërtesa të projektuara për të ngjallur nderim mes njerëzve. Regjimet politike shfrytëzuan spektaklin - nga lojërat romake deri te propaganda revolucionare - për të formësuar fokusin kolektiv.
Shtypi, radio dhe televizioni e zgjeruan shkallën e ndikimit, por nuk ndryshuan në mënyrë thelbësore natyrën e vëmendjes. Ajo që ka ndryshuar sot është saktësia dhe intensiteti me të cilin vëmendja mund të kontrollohet dhe manipulohet.
Epoka dixhitale e ka shndërruar vëmendjen në një mall tregu. Qysh në vitin 1971, psikologu amerikan Herbert Simon paralajmëroi se "bollëku i informacionit krijon një varfëri vëmendjeje." Ky paradoks është sot përcaktues i botës sonë. Çdo platformë, markë dhe aktor politik konkurron për një burim të kufizuar kognitiv, duke përdorur mjete gjithnjë e më të sofistikuara për ta kapur dhe mbajtur atë.
Neuroshkenca moderne ka siguruar manualin e nevojshëm për këtë. Amigdala reagon në mënyrë të menjëhershme ndaj ndjesisë së kërcënimit, duke bërë që përmbajtjet e ngarkuara emocionalisht të përhapen më shpejt se informacioni neutral. Qarqet e shpërblimit të drejtuara nga dopamina nxisin kontrollin e vazhdueshëm kompulsiv - mekanizmi pas njoftimeve dhe lëvizjes së pafundme. Ndërkohë, korteksi prefrontal - qendra e gjykimit dhe të menduarit kritik - kërkon vëmendje të qëndrueshme dhe të pandërprerë, një kusht që mjediset dixhitale e gërryejnë sistematikisht.
Rezultati është një asimetri strukturore. Është shumë më e lehtë ta rrëmbesh vëmendjen sesa ta ruash atë.
Platformat e mediave sociale e kanë industrializuar këtë asimetri. Të projektuara për të maksimizuar angazhimin, ato privilegjojnë vëmendjen “nga poshtë-lart” - atë që trondit, argëton ose indinjon – dhe jo mendimin reflektiv. Siç argumenton Tristan Harris, bashkëthemelues i “Center for Humane Technology”, mijëra inxhinierë sot i zbatojnë me zell aftësitë e tyre për të shfrytëzuar dobësitë kognitive, duke krijuar sisteme që konkurrojnë drejtpërdrejt me vetëkontrollin njerëzor.
Por beteja për vëmendjen nuk kufizohet më vetëm tek tregtia. Ajo është bërë gjeopolitike. Për herë të parë në histori, aktorët politikë dhe ekonomikë mbështeten në të njëjtën infrastrukturë globale të komunikimit. Qeveritë, korporatat, grupet e aktivistëve dhe agjencitë e inteligjencës konkurrojnë të gjitha brenda të njëjtave arenave dixhitale, duke përdorur të njëjtat mjete dhe duke synuar të njëjtat audienca.
Rajone të ndryshme kanë zhvilluar modele të ndryshme të kontrollit të vëmendjes. SHBA-ja mbështetet në platformat private dominuese në rang botëror, algoritmet e të cilave formësojnë rrjedhat e informacionit në mbarë botën. Kina ka ndërtuar një ekosistem dixhital sovran, duke kontrolluar rreptësisht vëmendjen vendase ndërkohë që projekton ndikim jashtë vendit nëpërmjet platformave si TikTok. Evropa, duke mos pasur platforma të mëdha, ushtron ndikim kryesisht nëpërmjet vendosjes së rregullave ndaj platformave, për të kufizuar ekzagjerimet në ekonominë e vëmendjes, por jo që ta dominojë atë.
Në këtë peizazh të ri, ndikimi nuk ka të bëjë dhe aq me bindjen sesa me ridrejtimin e vëmendjes. Një nga strategjitë më të fuqishme është "zhvendosja e agjendës": jo fitimi i një debati, por ndryshimi i temës. Duke e mbytur vëmendjen me kontraversialitete të reja, aktorët mund të varrosin të vërteta të papërshtatshme ose të përçajnë diskursin publik. Kjo taktikë është përdorur si nga aktorë shtetërorë ashtu edhe joqeveritarë, nga fushata të koordinuara dezinformacioni deri te lëvizjet virale të teorive konspirative.
Inteligjenca artificiale tani po i përshpejton këto dinamika në mënyrë dramatike duke ulur koston e prodhimit të përmbajtjeve bindëse dhe emocionalisht tërheqëse. IA gjenerative mund të krijojë tekste, imazhe dhe video në shkallë të gjerë dhe të përshtatura me profilet psikologjike individuale, duke mundësuar një formë të targetimit kognitiv që është më e shpejtë, më e lirë dhe më e saktë se çdo gjë që mund të realizohej deri tani. Ajo gjithashtu zbeh kufirin midis informacionit autentik dhe atij sintetik, duke destabilizuar më tej besimin e njerëzve.
Paradoksalisht, teknologjitë e projektuara për të reduktuar ngarkesën kognitive po e rrisin atë. Në vend që të krijohet më tepër kohë e lirë për reflektim, ato po përkeqësojnë ciklet e vendimmarrjes dhe shumëfishojnë ndërprerjet. Pasoja është një zhvendosje graduale nga vëmendja e vetëdijshme, nga lart-poshtë, drejt përpunimit reaktiv, nga poshtë-lart, një transformim me pasoja të thella për demokracinë, tregjet dhe vendimmarrjen strategjike.
Gjatë dekadës së ardhshme, tre të ardhme janë të mundshme. Në të parën, fragmentimi intensifikohet, flluska të personalizuara informacioni bëhen të kudogjendura dhe realiteti i përbashkët shpërbëhet. Në të dytën, rregullimi imponon kufizime të pjesshme, duke stabilizuar sistemin pa ndryshuar stimujt thelbësorë të tij. Në të tretën, dhe skenarin më ambicioz, vëmendja bëhet një burim i menaxhuar me vetëdije. Institucionet rimodelojnë mjediset e tyre të informacionit dhe IA ripërdoret jo për të kapur vëmendjen, por për ta mbrojtur dhe përmirësuar atë.
Aksionet janë të jashtëzakonshme. Vëmendja përcakton çfarë shoqëritë perceptojnë, injorojnë dhe, në fund të fundit, çfarë vendimesh marrin. Ajo formëson zgjedhjet, aktivitetin ekonomik dhe konfliktet. Ajo rregullon aftësinë për të zbuluar sinjale të dobëta, për të parashikuar krizat dhe për të vepruar racionalisht në kushte pasigurie.
Në këtë kuptim, vëmendja nuk është thjesht një zgjedhje individuale. Ajo është një infrastrukturë kolektive, një formë kapitali kognitiv që mund të forcohet ose degradohet. Pyetja nuk është më nëse vëmendja do të konkurrohet - kjo tashmë po ndodh - por nëse do të vazhdojmë ta trajtojmë si një burim të shfrytëzueshëm ose do të fillojmë ta qeverisim si një pasuri strategjike thelbësore për mbijetesën e shoqërive të hapura.
Filloi te shkruaje prap ky Jacques Attali ? E rriti dhe e formoi F. Mitterrand si ndihmesi i tij discret dhe pas MItterran i ngjiti shkallet e karrieres si 'keshillues' i presidenteve te me vonshem francez. Pjestar i lobit cifut ne france gjithomone ka drejtuar kokat e presidenteve Franceze te shohin nga interesi i Izaelit deri sa arriti kulmin me Sarkozine ku doli qarte si nje sionist i flakur . Njeri i zgjuar dhe studiues i madh , perfaqsues i te majtes franceze , i cili i ngjiti shkallet e karieres ngadale por te sigurta me nje qellim afatgjate te filtronte dhe zhvlersonte cdo ide apo sygjerim ndaj qeverise Franceze te cilat do te ishin kundra interesave te izraelit. Ai u be per gati 30 vite dora e Sionisteve qe ' keshillonte' presidentet e fances per lindjen e mesme.