Takimi me Netanyahun javën e ardhshme, Trump: Shpresoj të arrihet një armëpushim në Gaza

1 Korrik 2025, 16:40Bota TEMA
Takimi me Netanyahun javën e ardhshme, Trump: Shpresoj të arrihet

Presidenti amerikan, Donald Trump, është shprehur se së shpejti, “gjatë javës së ardhshme,” mund të arrihet një armëpushim në Gazë.

Trump përsëriti se negociatat janë në një moment kritik dhe shprehu optimizmin e tij për një zgjidhje të afërt.

Gjithashtu, presidenti amerikan tha për gazetarët jashtë nga Shtëpia e Bardhë, se në qendër të takimit të tij me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, i cili pritet të vizitojë Shtëpinë e Bardhë të hënën e ardhshme, do të jenë çështjet e Gazës dhe “suksesi i madh që kemi pasur me Iranin.”

“Duam të sjellim prapë të kapurit si pengje,”shtoi Trump, duke nënvizuar rëndësinë e këtij qëllimi.

Lini një Përgjigje