Takimi me Trump javën e ardhshme, kryeministri i sapozgjedhur: Kanadaja nuk do të bëhet kurrë shtet i SHBA-së

2 Maj 2025, 21:10Bota TEMA
Takimi me Trump javën e ardhshme, kryeministri i sapozgjedhur: Kanadaja nuk

Kryeministri i ri kanadez Mark Carney konfirmoi se do të udhëtojë për në Uashington të martën e ardhshme për takimin e tij të parë me Presidentin e Shteteve të Bashkuara Donald Trump. Në krye të agjendës së tij janë tarifat tregtare dhe natyra e përgjithshme e marrëdhënieve dypalëshe.

"Qëllimi im ka qenë gjithmonë t'i ngre këto çështje drejtpërdrejt", tha Carney, duke theksuar se ai kërkon të diskutojë për çështjen urgjente të tarifave, ashtu si edhe për drejtimin afatgjatë të marrëdhënieve Kanada-SHBA.

Kur një gazetar e pyeti nëse presidenti Trump nënkuptoi, gjatë telefonatës së tyre të fundit, se Kanadaja duhet të bëhet shteti i 51-të i Shteteve të Bashkuara (një koment që Trump e ka bërë vazhdimisht publikisht në muajt e fundit) Carney u përgjigj kategorikisht: "Jo, ai nuk e tha këtë".

Kur u pyet nëse mendonte se administrata Trump po tregonte respekt ndaj Kanadasë, Carney tha: "Ne gjithmonë duhet të bëjmë dallimin midis dëshirës dhe realitetit". "Mundësia që Kanadaja të bëhet shtet i Shteteve të Bashkuara nuk do të ndodhë kurrë”, shtoi ai.

Carney pranoi se takimi i tij me Trump nuk do të jetë i lehtë. “Nuk pretendoj se bisedimet do të jenë të lehta. Do të luftoj për marrëveshjen më të mirë të mundshme për Kanadanë”, tha ai.

Duke folur më vonë në frëngjisht, ai tha se diskutimet rreth tarifave do të ishin të ndërlikuara dhe se nuk kishte ndërmend të negocionte publikisht. Kur u pyet nëse pret negociata me mirëbesim në Uashington, duke pasur parasysh deklaratat e përsëritura të Trumpit në lidhje me "shtetin e 51-të", Carney shmangu parashikimet, duke vënë thjesht në dukje se nga takimi nuk duhet të pritet "tym i bardhë".

Në të njëjtën kohë, kryeministri kanadez premtoi të fillojë "transformimin më të madh të ekonomisë kanadeze që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore", në intervistën e parë që dha pas fitores së tij në zgjedhjet parlamentare të së hënës së kaluar. 

5 Komente

  1. I
    Injoranti

    Vallai une nuk e kuptoj se ku eshte e keqja per Kanadane te jete shteti i 51 i Amerikes. Kanadezet si dhe Amerika perbehet nga nje popullsi me kombesi te ndryshme, pra ketu nuk shtrohet pyetja e popullit por e udheheqesve te Kanadase qe kane formuar "klanet" e tyre dhe bashkimi me Ameriken di i kaloje ata ne nje nivel te njete me te tjeret...Ne Kanada dhe ne Amerike nuk ka me vendallinj por amerikanet dhe kanadezet jane popull me kombesi te njete...perbehet nga emigrante qe sot jane amerikane apo kanadez...qe perfaqesojne vetem nenshtetesine, por jo kombin...Bile kanadaja nuk ka nevoje te nderoje as emrin, njelloj si 50 shtetet e tjera te Amerikes...Nuk e kuptoj ndoshta kanadezet humbasin dicka qe une nuk e kuptoj...

    Përgjigjjuni
    1. *
      *Pasuesi veteran* -.Guri Naimit D.

      Me te LUMTE sa shpreheni dhe MBAJENI sa THONI- i nderuar kryeministri- *vertet ATDHETAR i Kanadase*- Zoti-Carney- pergjigje te merituar dhene!- VERTET ATDHETAR!- VO-Nje EMIGRANT -shtetesi te GYFISHTE- Shqiptaro- Kanadez -pensionist jam- e shprehem! Ju prifte e mira.

      Përgjigjjuni
      1. h
        himariotiqis

        Nje shaka te Trump per Kanadane te jete shteti i 51 po behet legjende...!! Kanadaja po bene gabimin me te madh qe do te kete pasoja per vitet qe vijne , ne vend qe te forconte kufijte kunder droges ate qe Trump kerkonte po tregon muskujt e zgerlaqur te saj ndaj Amerikes....!!! Kanadezet dhe amerikanet kane marredhenie sh te mira por si satelit i Britanise ajo zbaton direktivat e saj , Britania po bene presionin e saj si brenda Amerikes ashtu dhe me satelitet e saj qe t'a mbaje USA nen liratin e saj por kane ndryshuar koherat........!!!! Kryeministri i Kanadase eshte i rekomanduar dhe eshte nje nga liberalet me entuziast qe vete Kanadezet jane merzitur me ta...

        Përgjigjjuni
        1. d
          doktori i shurres se hysniut ne paris

          njeriu i duhur, ne kohen e duhur

          Përgjigjjuni
          1. H
            Hamitis Mutsos

            Prit kur te behen referenndume brenda pak koshesh ne province si Alberta qe furnizon Kanadane me oil po kjo nuk e shperblen fare. I trajton si te dores se dyte. Ata duan te behen shteti I 51 ose te pakten te kene autonomi.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje