
Një nga taktikat e shumta të Ukrainës për t’u përballur me ushtrinë ruse, e cila është numerikisht më e madhe, por edhe e pajisur më mirë, është zbuluar nga Washington Post.
Sipas gazetës amerikane, forcat e armatosura të palës ukrainase po përdorin bedelë druri të sistemeve raketore. Në këtë mënyrë, ata arrijnë të joshin rusët për të shpenzuar para për raketa shumë të shtrenjta, të cilat përfundojnë duke shkatërruar objektiva “inekzistente”.
Zyrtarët amerikanë dhe ukrainas thonë se dronët rusë nuk janë në gjendje të dallojnë bedelet prej druri nga raketat e vërteta me rreze të gjatë, HIMARS. Pasi i lokalizojnë, ata dërgojnë të dhëna për pozicionin e tyre gjeografik në anijet luftarake të flotës ruse të Detit të Zi.
“Kur UAV-të shohin grupin, është si një objektiv VIP”, tha një zyrtar i lartë ukrainas. Brenda disa javësh nga vendosja e bedeleve, forcat ruse përdorën të paktën 10 raketa Kalibr për t’i shkatërruar ato. Ukraina, pas suksesit të sipërmarrjes, zgjeroi prodhimin për përdorim më të gjerë.
Përveç shëmbëlltyrave prej druri dhe si pjesë e taktikave të Ukrainës, javët e fundit anëtarët e forcave speciale të Kievit kanë hedhur në erë linjat hekurudhore dhe nënstacionet e energjisë elektrike në territorin e mbajtur nga Rusia, si dhe depot ruse të municioneve.
Nuk fitohet lufta me te tilla mashtrime .....si ne kohen e merhumit Dull ....ata na kene ne gryke te pushkes , ne i kemi ne gryk te topit ....dhe ata na kishin shkruajtur ne koqet e tyre dhe na kishin ne maje te karit ....edhe nje here , nuk fitohet lufta me metodika te tilla , mos i prallisni dhe torturoni forcat e armatosura ukrainase , ju e shikoni , ata duan te luftojne , duan te mbrojne shtepite e tyre , duan te mbrohen , me cfare ?? me pushke druri ?? Coni atje armatim te rende , avione f16 viper , coni perbindeshat nga Bavaria leopard 2 a7 , coni drone , coni Himars ....keto vendosin fatin e luftes , dhe do te shikoni se kur do ikin nga Ukraina ruset jo sot e neser , por dje .....nuk fitohet lufta me trillime dhe pallavra , me recka dhe me , kallashnikov , amerikanet te mendojne se si ndoqen ruset nga Avganistani ......duke u cuar avganeve armatim modern te sofistikuar dhe jo bedele dhe vjetersira .....ndjen turp dhe qe i lexon ....ndihmoini te jetojne te lire ne kete Bote ukrainasit eshte ceshtje per jete a vdekje .....
viki ke të drejtë! perëndimi duhet të ndihmojë me më shumë material!! kjo është më e kollajshmja që mund të bëht!! por gjithçka e ka një POR të madh!! në këto 30 vjet çtensionim,perëndimi nuk është më ai i 1990ës!!ndryshe nga rusia e putanës,perëndimi kujtoi se nuk kishte më një armik përballë!sidomos tek rusia!e dinte që kishte një shte ish armik dhe me mbeturina,por që me kalimin e kohës do të sheshoheshin dhe do të futej në binarin e vëndeve demokratike!!por nuk ndodhi kështu!mania për pushtet solli një sociopat në krye të shtetit rus!! ndryshe nga perëndimi ai shtoi fuqinë ushtarake dhe jo atë ekonomike!! prandaj nuk është aq kollaj që të çosh "tanke e gjithçka tjetër"brënda ditës!! ato duhen prodhuar,o viki!!dhe në gjëndje paqeje nuk mund të kapërxesh kapacitetet!! vetëm gjëndja e luftës e bën konvertimin e tërë industrisë nga civile në ushtarake!! një variant i dytë është pak si cinik,por lufta ka cinizmin e saj!pa këtë cinizëm,që sakrifikon!? nuk mund të fitosh!!jam i sigurtë që ti e di që në beteja shpesh ndodh që një skuadër,kompani a batalion,urdhërohet të sulmojë,si "mish për top",pra ai çohet në kasaphanë,vetëm e vetëm për të mashtruar,lodhur kundërshtarin!! lufta e ngadaltë dhe sanksionet ndaj rusisë,me kalimin e kohës do ta bëjnë që të dobsohet në një gjëndje të tillë që do të dorzohet vetë!! viki,nëse ti ke përballë një kundërshtar 180 kg,ti vet je 50 kg,çfar do të bëje nëse do të të sulmonte ai?? ka tre variante: -do tia mbathje,nëse do të kishe mundësi(ukraina duhej të dorzohej) -do ti këtheheshe ballëpërballë,dhe do të shypeshe si një mizë(ukraina nuk e kundërshtoi por u mbrojt duke u tërhequr) -do ta provokoje që kundërshtari të të ndiqte ty pas duke pasur përshtypjen se do të të kapë(këtë po bën ukraina,po e lë të harxhojë energji) varianti i tretë është më i miri!180 kilshi do të ishte ai që do të shëmbej nga pesha e tij,ti do ta kishe më lehtë duke e lodhur se duke e kuundërsulmuar!! viki,në luftë mashtrimi është varianti më i mirë!sidomos kur je shumë më i dobët se kundërshtari!! dhe ky lloj mashtrimi i ukrainasve nuk është as i shpikur prej tyre e as i ndaluar!! ky lloj mashtrimi është bërë gjithnjë!! nëse funksionon!?përse jo,ka shpesh më shumë vlerë se një gepard e një leopard,më shumë vlerë se një F35,e shpesh fundos moskva që mendoheshin se nuk mund të fundoseshin kurrë!! viki e ke parasysh thënjen"qeveria e zë lepurin me qerre"!! e këtu "qeveria" është perëndimi!!