Tension në ajër, 5 avionë kinezë dhe 6 rusë fluturojnë mbi Korenë e Jugut, kundërpërgjigjet Seuli

29 Nëntor 2024, 20:01Bota TEMA
Tension në ajër, 5 avionë kinezë dhe 6 rusë

Frontet e luftës janë të hapura nga Europa në Lindjen e Mesme dhe frika për përshkallëzimin e konflikteve deri në përdorimin e armëve bërthamore, mban në tension botën mbarë.

Në kulmin e tensioneve në Ukrainë dhe Gaza e Liban, një incident është shënuar edhe në Azi. Ushtria e Koresë së Jugut ka njoftuar se ka ngritur aeroplanët ushtarakë në ajër dhe në gjendje gatishmërie, pasi 5 avionë ushtarakë kinezë dhe 6 rusë fluturuan mbi zonën e saj të mbrojtjes ajrore.

Pesë avionë ushtarakë kinezë dhe gjashtë rusë hynë dhe dolën nga Zona e Identifikimit të Mbrojtjes Ajrore të Koresë në Detin Lindor dhe Detin e Jugut”, tha në një deklaratë shefi i Shtabit të Përbashkët të Seulit.

Po ashtu sqarohet se avionët nuk e shkelën hapësirën ajrore të Koresë së Jugut, e cila ishte në gjendje t’i identifikonte ata dhe të merrte masa për çdo rast.

Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes e Kinës i quajti fluturimet si “patrulla e tyre e nëntë e përbashkët strategjike” duke shtuar se ato u zhvilluan “sipas planit vjetor të bashkëpunimit midis ushtrisë kineze dhe ruse”.

Që nga viti 2019, Kina dhe Rusia kanë fluturuar rregullisht avionë ushtarakë në zonën e mbrojtjes ajrore të Koresë së Jugut pa njoftim paraprak, duke i cilësuar si stërvitje të përbashkëta. Incidente të ngjashme ndodhën edhe në muajt qershor dhe dhjetor të vitit të kaluar, por dhe në maj dhe nëntor 2022.

Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Jugut kërkoi që të merren masat e duhura për të parandaluar të përsëriten këto fluturime, duke shtuar se veprime të tilla mund të “rrisin në mënyrë të panevojshme tensionet në rajon”.

Kina dhe Rusia kanë zgjeruar lidhjet ushtarake dhe të mbrojtjes që kur Moska nisi luftën me Ukrainën gati tre vjet më parë. Të dyja janë gjithashtu aleatë tradicionalë të Koresë së Veriut, armikut kryesor të Jugut.

Ngritja e avionëve në gjendje gatishmërie nga Seuli shënojnë incidentin e fundit që përfshin ushtritë ruse dhe kineze në muajt e fundit. Në fillim të nëntorit, Italia dhe Norvegjia mobilizuan avionët e tyre luftarakë pasi bombarduesit rusë u panë mbi Detin Baltik dhe përgjatë bregdetit norvegjez.

16 Komente

  1. N
    Nga mot: Secili shtet per vehte, Zoti per te gjith

    Rusia e Kina do filloje te koordinoje veprimet ushtarake me Usa pas 20 janar 2025. Asnje shtet tjeter nuk do kete asnje rol ne kete mes, te pakten sa te sqarohet nese Usa do mbetet ose jo ojese e Natos. Japonia dhe Korea e Jugut do duhet te mbeshteten vetem ne forcat e tyre, ora te merren vesh me Rusine, Kinen dhe Korene e Veriut. Usa e pa te arsyeshme te mos mbaje premtimin e garantuesit te traktatit te 1994 per mos-sulmim mes Rusise dhe Ukraines. I njejti fat mund te prese edhe Japonine dhe Korene e Jugut.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pet.

      Sapo lexuar pjese nga libri "Enderrat e Tipit".

      Përgjigjjuni
    2. D
      Dashi

      Avionët rusë e kinezë , fluturuan mbi Korenë e Jugut , thuhet në titull , ndërsa në brendësi të artikullit thuhet që avionët nuk e shkelën hapësirën ajrore të Koresë së Jugut . Faleminderit , na sqaruat.

      Përgjigjjuni
      1. C
        Cicerone

        Po pra, pa lidhje fare.

        Përgjigjjuni
      2. A
        Ardit

        Krujeni bythen ore muzhike muti dhe qineze se do ju shkerdhej ropt Amerika.

        Përgjigjjuni
        1. b
          ben

          Dhe pastaj disa thone se nuk ishte faji i Putin-it.

          Përgjigjjuni
          1. P
            Prisni se akoma nuk keni pare gje.

            Lajmi fillon me nje genjeshter dhe perfundon se keta avione luftarake nuk e kane cenuar teritorin e Korese Jugut, qe te rru karin me brisk ......rus.

            Përgjigjjuni
            1. A
              Asnjeanes

              Koreja e Jugut nuk eshte aq e pafuqishme, mjafton te lexosh pak kush po prodhon dhe po eksporton arme keto dite. Tanke, artileri mobile e korracuar( K-9), avione stervitje/ sulm etj. Nuk eshte Kine, po asnje s'eshte

              Përgjigjjuni
            2. L
              Lara

              Rusia dhe Kina kane planifikuar te pushtojne Korene e Jugut dhe te bashkojnë dy Korete ! Kim bie dakord vetëm me një kusht qe te mos ndryshojë emri dmth te demokratike popullore ! Ai ka premtuar se fill mbas bashkimit do te mbylle te gjitha firmat borgjeze duke filluar nga Samsungu ....

              Përgjigjjuni
              1. X
                Xeni

                Ore nga USA nuk pyesin muzhiket po çti bejne qe kemi filluar te prodhojme arme ne dhe azy kane filluar te tremben .

                Përgjigjjuni
                1. R
                  RAIFI

                  Amerika ,miku i shqiptarëve! Me përjashtim të Izraelit të gjithë popujt i ka nxit për konflikte dhe i ka tradhtuar.Vietnamezet luftuan mbi 30 vite mes veti Veriu dhe Jugu më në fund ua dorëzoi ruse e kineze që të dy.Pataj Iraku,Siria,Avganistani,Libia.e krejt në fund edhe Kosova.Nuk do kalon më mirë as Shqipëria të cilën çdo ditë e provokon greku me pretendime territoriale e Amerika hesht!

                  Përgjigjjuni
                  1. V
                    Vlonjati

                    Kush të ka thënë ty Raif leshi , që Greqia e provokon Shqipërinë me pretendime territoriale ? Qeveria greke dhe parlamenti grek , kurre nuk shfaqin zyrtarisht pretendime territoriale me vendin tonë . Pretendime të tilla kanë disa qarqe fetare që nuk i pyet askush dhe një parti fashiste e nxjerrë jashtë ligjit në Greqi , që nuk ka asnjë deputet . Këta nuk janë përfaqësues zyrtarë të Greqisë . Qeveria greke dhe parlamenti i saj , duhen akuzuar për të tjera gjëra , për ligjin e luftës me Shqipërinë , për marveshjen e detit etj . , por jo për pretendime territoriale . Ti Raif kosovari , shkruan për Shqipërinë , pa pasur idenë për problemet tona . Mos fut hundët në punët e Shqipërisë .

                    Përgjigjjuni
                    1. G
                      Gabim o vlonjat kesaj here

                      Pse pak toka shqiptare jane nen Greqi? Grqine fqinj e kemi, por mik jo! Miq te vertete kemi popullin Itakian, Amerikan, dhe Turk.

                      Përgjigjjuni
                  2. t
                    tuttifrutti

                    i vetmi problem ka qene mungesa e njoftimit te korese se jugut,se hapsiren sipas brendise se artikullit(jo titullit qe e ve mero per klikime) se paskan cenuar ......mungesa e njoftimit eshte tendencioze .....

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Tregetari

                      Emo gazetaruc plasi bomba atomike ne koken tende. Nuk ka lufte berthamore dhe pik.Luftrat kane nje emer ajo eshte interes per para dhe asgje me shume, nje luft atomike do te fshinte ty te parin edhe ate qe do e hedhe, a ka inters qe te perdoret kjo arme sigurisht qe jo. merre artikullin qe ke shkruar dhe fshi...

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Sqarim

                        Behet fjale per hapesiren ku nuk mund te fluturohet pa leje te Korese Jugut.

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje