The Economist: Gara e rrezikshme e Amerikës për mineralet kritike mund të tronditë ekonominë globale

1 Mars 2026, 13:00Bota TEMA
The Economist: Gara e rrezikshme e Amerikës për mineralet kritike mund

Në një analizë të fortë në faqen e saj kryesore, revista britanike The Economist paralajmëron se përpjekja e Shteteve të Bashkuara për të thyer dominimin e Kinës mbi mineralet kritike po hyn në një fazë të rrezikshme, ku ndërhyrja e shtetit mund të destabilizojë vetë tregjet që synon të mbrojë.

Sipas revistës, Kina kontrollon pjesën dërrmuese të disa metaleve thelbësore për industrinë ushtarake dhe teknologjike – nga tungsten deri te galiumi – duke krijuar një varësi strategjike për Perëndimin. Kufizimet e eksportit të metaleve të rralla vitin e kaluar treguan se Pekini është i gatshëm ta përdorë këtë avantazh si mjet presioni.

The Economist vëren se Uashingtoni po përgjigjet me ndërhyrjen më të madhe në tregjet e mallrave në dekada: miliarda dollarë subvencione, krijim rezervash strategjike dhe përpjekje për blloqe të reja tregtare. Por revista paralajmëron se një qasje e shpërndarë dhe e shtrenjtë rrezikon të prishë sinjalet e tregut dhe të nxisë korrupsion apo projekte të paefektshme.

Sipas analizës, Amerika duhet të fokusohet vetëm te metalet ku Kina ka kapjen më të fortë, të investojë në përpunim e rafinim dhe të ruajë mekanizmat e çmimeve si nxitës inovacioni. Ndërhyrja e tepruar shtetërore, shkruan revista, mund të prodhojë varësi të reja në vend që të krijojë pavarësi.

Në fund, The Economist thekson se përballë fuqisë industriale dhe politike të Kinës, arma më e fortë e SHBA-së nuk është izolimi, por bashkëpunimi me Europën dhe Japoninë.

Në një kohë kur mineralet kritike janë kthyer në “naftën e shekullit XXI”, debati nuk është më vetëm ekonomik. Ai është thelbësisht gjeopolitik – dhe sipas The Economist, mënyra si Amerika e menaxhon këtë betejë do të përcaktojë jo vetëm sigurinë e saj, por edhe stabilitetin e ekonomisë globale.

2 Komente

  1. a
    american23al

    Kina po perkedhelet shume , ky tiger letre qe po na can byt..n me parada, te gjej nje brisk te disifektuar mire per te pastruar veglat e americaneve …..!!

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kontinenti aziatik dhe ai amerikan apo kuba dhe Ir

      Ajo qē duhet ditur se teoria do kalonte nē praktik.Janē kēta luftra tē suksesēshme tē superfuqive qē rrisin nivelin e jetesēs dhe imazhin e tyre nē botē.Sot kishim ratifa deri nē 200%, nesēr do kemi shkēmbime fslas.Kjo ēshtē reciprociteti mē jep tē tē jap.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje