Numri i viktimave pas përmbytjeve në komunitetin e Valencias është rritur në 202, sipas Qendrës së Koordinimit të Integruar Operacional të Ministrisë së Brendshme (CECOPI).
Ndërkohë vijojnë kërkimet për të zhdukurit.
Stuhia përmbyti qytete dhe rrugë, bëri që lumenjtë të dilnin nga shtratet duke lanë mijëra banesa pa energji dhe ujë të rrjedhshëm.
Valencia u përball me reshjet e saj më të mëdha në 28 vjet, teksa banorët u gjetën në befasi dhe të bllokuar në bodrumet dhe katet e poshtme të ndërtesave.
Lini një Përgjigje