
Themeluesi i Huawei ka dhënë një paralajmërim të ashpër për të ardhmen e kompanisë.
Ren Zhengfei i ka thënë stafit se “ftohja do të ndihet nga të gjithë” dhe kompania duhet të fokusohet në fitimin mbi rrjedhën e parave dhe zgjerimin nëse dëshiron të mbijetojë në tre vitet e ardhshme.
“Dekada e ardhshme do të jetë një periudhë historike shumë e dhimbshme, pasi ekonomia globale vazhdon të bjerë”, u ka thënë atyre Ren.
Këtë, duke iu referuar pandemisë dhe ndikimit të luftës në Ukrainë, si dhe një “bllokade të vazhdueshme” nga SHBA-të ndaj disa bizneseve kineze.
“Huawei duhet të zvogëlojë çdo pritje tepër optimiste për të ardhmen dhe deri në vitin 2023 apo edhe 2025, duhet ta bëjmë mbijetesën udhëzuesin më të rëndësishëm dhe jo vetëm të mbijetojmë, por të mbijetojmë me cilësi”, ka vijuar ai.
Më Kinë, ekonomia është nën presionin e faktorëve si kufizimet pandemike, kriza e industrisë së pronave dhe rënia e marrëdhënieve ndërkombëtare.
Vendi nuk pritet të arrijë objektivin e rritjes ekonomike prej 5.5 për qind këtë vit.
Huawei, i listuar në mënyrë rutinore si firma më e madhe e Kinës, po punon për të menaxhuar rënie të mëdha në të ardhura dhe fitime.
Në tre muajt e parë të vitit 2022, të ardhurat ranë 14 për qind dhe marzhi i fitimit neto u ngushtua në 4.3 për qind, nga 11.1 për qind një vit më parë.
“Në të kaluarën përqafuam idealin e globalizimit dhe aspironim t’i shërbenim gjithë njerëzimit, por cili është ideali ynë tani?”, ka pyetur Ren.
“Të mbijetojmë dhe fitojmë pak para ku të mundemi. Nga ky këndvështrim, duhet të rregullojmë strukturën e tregut dhe të studiojmë se çfarë mund të bëhet dhe çfarë duhet të braktiset”.
Jo më larg se këtë javë, qeveria kineze njoftoi një financim stimulues prej 146 miliardë dollarësh dhe 19 masa të reja për të adresuar dëmin ekonomik të shkaktuar nga pandemia dhe përgjigjet e vijës së ashpër të vendit, si dhe një krizë në industrinë e zhvillimit të pronave.
Bllokimet e gjera dhe të paparashikueshme kanë ndërprerë prodhimin e fabrikave, zinxhirët e furnizimit dhe aktivitetin e përgjithshëm ekonomik, veçanërisht midis bizneseve të vogla.
Sektori privat siguron një të tretën e të gjitha vendeve të punës në Kinë dhe krijon 90 për qind të vendeve të reja urbane të punës.
Në korrik, papunësia e të rinjve arriti nivelin më të lartë historik prej 19.9 për qind dhe shkalla e përgjithshme e papunësisë urbane mbeti në një normë relativisht të lartë prej 5.4 për qind.
Po ashtu pagesat e sigurimit të papunësisë arritën një rekord të lartë në qershor.
“BBC”
Globalizimi i ekonomise do te thote sundimi kinez ekonomik i botes, keshtu qe pandemia kishte dhe ca te mire ku nxorri dobesite e vendeve qe jane pro globalizmit..