“Tregtari rus i vdekjes", thirrje të pazakontë ndaj Trump: Ik nga SHBA se do të të vrasin!

8 Prill 2023, 19:30Bota TEMA

“Tregtari rus i vdekjes", thirrje të pazakontë ndaj Trump:

Mediat në Rusi kanë publikuar një thirrje të pazakontë të bërë nga tregtari rus i armëve, Viktor Bout drejtuar ish-presidentit amerikan Donald Trump.

Përmes një mesazhi në “Telegram” dërguar Trump, Bout, i dalë nga burgu vitin e shkuar në kuadër të një shkëmbi të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-ve, ka paralajmëruar Trump se jeta e tij është në rrezik.

“Administrata Biden nuk do të ndalet vetëm duke ju hedhur në kompleksin industrial penitenciar. Ata do ju vrasin herë apo vonë përpara se të lejojnë që ju t’u dilni para”, citohet Bout.

Ai i ka bërë thirrje Donald Trump të kërkojë strehim në Rusi, “një parajsë e sigurtë prej nga ku Ju mund të drejtoni luftën për popullin amerikan”.

Bout u arrestua në Tajlandë në vitin 2008 për trafik armësh dhe u ekstradua në SHBA në vitin 2012.

2 Komente

  1. X
    Xhediku

    Vetem ruset i dalin ne mbrojtje Trampit. Dhe cakllufa shqiptare qe kujtojne se shkuan ne USA dhe automatikisht u pasuruan. Me nje fjale, loqet.

    Përgjigjjuni
    1. g
      ganiu

      Azil politik në Rusi? Fantastike, parajsë e vërtetë, duhet të shkojë dhe Cako. Atje mund të flasin për çfarë tju dojë bytha, përveç kundër Putinit. Përndryshe hidhen nga dritarja.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje